Vizita në Tiranë, Nesër vjen Vuçiç, policia në gatishmëri të plotë. Angazhohet dhe antiterrori

Home » Kryesore » Vizita në Tiranë, Nesër vjen Vuçiç, policia në gatishmëri të plotë. Angazhohet dhe antiterrori

By Redaksia on May 26, 2015. No Comments

rama13Një ditë nga vizita e kryeministrit serb në Tiranë, policia thotë se ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen si dhe nga sot ka kaluar në gatishmëri të plotë.

Gjithashtu bëhen publike disa masa që do të ndëmerren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Do të angazhohen edhe efektivë të antiterrorit.

Do të bllokohet lëvizja në hyrje të autostradë si dhe asnjë mjet nuk do të qëndrojë i parkuar pranë ambasadës serbe.

Policia sugjeron qytetetarët të shmangin lëvizjen  me mjetet e tyre dhe të përdorin transportin publik dhe biçikletat, ndërsa paralajmëron se çdo mjet qe do gjendet në rrugekalimin e delegacionit do konsiderohet i rrezikshem dhe do bëhet bllokimi me karotrec”

Për dy ditë bllokohet lëvizja

“Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-28.Maj.2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Akset ku do bllokohet parkimi

Nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 2359  datës  26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon : 

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”

Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve  në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”

Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Kreu i qeverisë serbe do të pritet nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave, dhe më pas dy homologët do të dalin në një konferencë për shtyp. Pritet që Vuçiç të takohet me presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Më 28 maj, Vuçiç do të marrë pjesë në forumin ekonomik të rajonit, që mbahet në Tiranë

Leave a Reply