Nard Ndoka:Komisioneret e PS, PD e LSI ne bashkepunim me njeri-tjetrin shkaterruan procesin, humben besimin tone, tjetersuan vullnetin e qytetarve dhe manipuluan rezultatin final per keshillat bashkiak.

Home » Denonco » Nard Ndoka:Komisioneret e PS, PD e LSI ne bashkepunim me njeri-tjetrin shkaterruan procesin, humben besimin tone, tjetersuan vullnetin e qytetarve dhe manipuluan rezultatin final per keshillat bashkiak.

By edi on July 7, 2015. No Comments

10955181_10152992080606156_4857467971557446572_nTashme kemi nje rezultat per zgjedhjet lokale per Partine Demokristiane, PDK:

Kemi marre ne te gjithe vendin 20.285 vota, duke u perfaqesuar me 24 keshilltare bashkiake ne disa Bashki te vendit.
Ne Qarkun e Shkodres perfaqesohemi me 5 keshilltare, ne Qarkun e Vlores me 4 keshilltare, ne Qarkun e Lezhes me 3 keshilltare.

Perfaqesohemi ne Bashkite: Shkoder (Preng Luli), Vau-Dejes (Pjeter Lleshi, Eljona Paloka), Puke (Bibe Kolaj), Fushe Arrez (Nikolin Bardhoku), Has (Dan Rexha), Kukes (Nebi Ramollari), Lezhe (Gjon Gjoka), Mirdite (Frederik Vorfi), Kurbin (Daniel Gjoka), Mat (Arianit Shpani), Klos (Kujtim Martani), Kamez (Sokol Frroku), Kavaje (Rexhep Bodlli), Cerrik (Agron Kurti), Gramsh (Rudin Bardhoshi), Lushnje (Gazmend Çela), Mallakaster (Xhemil Hoxha), Maliq Dashnor Shahinasi), Permet (Robert Naqe), Vlore (Baki Jazaj), Selenice (Panajot Rrapaj, Ana Çelaj) dhe Sarande (Dhimitraq Lapa).

Bashkite me te votuara per PDK-ne ne shkalle vendi si perqindje jane; Bashkia Vau-Dejes dhe Selenice, me kryetar (Florin Tanushi dhe Panajot Rrapaj).
Bashkia me e votuar si numer votash eshte: Bashkia Lushnje me 1.257 vota, me kryetar Z.Gazmend Çela.

Kaluam nje fushate te pa barabarte ne gare; ne kohe televizive, ne financim, ne administrimin e zgjedhjeve, duke e ndjere veten te diskriminuar, ne raport me ligjin dhe standardet zgjedhore.
Fushata e zgjedhjeve lokale u dominua nga disa subjekte politike ne mazhorance dhe opozite, te cilat deformuan vullnetin e zgjedhesve, nepermjet blerjes se votes, nepermjet joshjeve dhe pazareve te ndryshme, nepermjet presioneve, etj.

Procesi i numrimit te votave per keshillat bashkiak ishte nje proces problematik, i deformuar rende, duke asgjesuar dhe tjetersuar me qindra e qindra vota te Partise Demokristiane duke i kaluar ne subjekte te tjera politike.
Nga keto manipulime te dukshme dhe provuara, te kontestuara ne KQZ per Bashkite (Vlore, Divjake e Memaliaj), ju hoqen disa qindra vota subjektit politik PDK:
Nga kjo masaker ju hoq ne tavoline mandati i dyte i keshilltarit ne Vlore, per 11 vota ju hoq mandati i keshilltarit ne Memaliaj e Divjake dhe vetem per 1 vote ju hoq mandati i keshilltarit ne Korçe. Te gjitha keto kalkulime te kryera nga “ekspertet hajdute” te zgjedhjeve u bene pasi kishte perfunduar numrimi i votave dhe subjekti PDK u be “pre” e ketyre matrapazeve me mandat politik ne komisione.

Kemi kaluar nje proces jo transparent, te manipuluar duke na hequr te drejten ligjore dhe kushtetuese te vezhgimit te zgjedhjeve ne Bashkite (Fier, Himare, Tepelene, Malsi e Madhe, Kavaje, Korçe, Memaliaj, Elbasan, Belsh etj).

Megjithe keto probleme te evidentuara, duke kaluar nje gare elektorale ne kushte totalisht te pa barabarta, rezultati final i Partise Demokristiane te Shqiperise mbetet surprize, duke u renditur ne 10 partite me te votuara ne vend, e 8-ta ne rang kombetar dhe e 5-ta ne koalicion.

Falenderoj te gjithe drejtuesit, kandidatet per keshilltare, anetaret e simpatizantet e PDK-se, si dhe zgjedhesit qe votuan siglen PDK, duke ju garantuar nje perfaqesim dinjitoz ne te gjitha keshillat bashkiak ku ne perfaqesohemi si alternative politike.
Mirenjohje per Ju!

Leave a Reply