Më shumë tempullin se sa Hyjin …

Home » Kulture » Më shumë tempullin se sa Hyjin …

By edi on August 24, 2015. No Comments

Hypokritḗs në Ungjillin e Mateut (23,13-22), që lexohet në meshën e sotshme sipas kalendarit liturgjik katolik, janë njerëz të veshur me pushtet (dhe petk) fetar që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Fjala ka në origjinën e vet kuptimin e aktorit. Në fakt edhe ne kur duam të etiketojmë dikë që luan me dy fusha i themi: bukur e luan rolin.

Hypokrisia është në fakt një sëmundje e shpirtit, është paaftësia për të qenë vetvetja. Mund të them se jemi të sëmurë të gjithë nga pak dhe sfida mbetet autenticiteti i jetës, një rrugëtim i gjatë sa vetë jeta. Jezusi në Ungjill kritikon hipokritët fetarë të cilët vlerësojnë më shumë Tempullin se sa Zotin që banon në të, më shumë ofertën se sa altarin.

Po kjo mund të vazhdojë pafundësisht kur vlerësojmë më shumë ligjin se sa personin njerëzor, më shumë fitimin se sa punëtorin.

Ditë të mbarë. d. gjergji

Leave a Reply