Qytetari dixhital denoncon hipokrizine e “zogut te Rames”!

Home » Denonco » Qytetari dixhital denoncon hipokrizine e “zogut te Rames”!

By edi on August 28, 2015. No Comments

“-z Berisha pershendetje.
Deshiroj te jeni sa me mire.
Jam B. A , punoj prane stadiumit Dinamo. Ne ditet qe kaluan eri i bashkise beri “superaksionin” dhe gjoja hoqi makinat qe jane per shitje para tribunes se stadiumit, me “deshiren” e vete pronareve te makinave.
Pas “aksionit”, qe e reklamoi si sukses te madh, pa nderhyrje, u lirua vetem pjesa e parkimit te makinave larg stadiumit. Nderkohe e gjithe rruga ngjitur me tribunen qendrore te stadiumit Dinamo, nga semafori kryesor dhe deri ne fund te rruges eshte e mbushur me makina. Interesant eshte fakti se keto makina i administron nje punonjes i INUK-ut, bashke me shefen e tij. Zgjidhja per parkimin e ketyre makinave qenka shume e thjeshte, nuk vene me tabelen “per shitje” dhe si te tilla lejohen te qendrojne aty te parkuara. Kjo farse e paturpshme e ketij kryebashkiaku eshte sa qesharake aq dhe manipulative. “Cliroi” ambientin publik dhe zuri rrugen kryesore.
Ju uroj gjithe te mirat. Me respekt B.A.”

Leave a Reply