Qytetari dixhital denoncon: kurthe mafioze nga “çunat e krimit” ne Rrugen e Kombit!

Home » Denonco » Qytetari dixhital denoncon: kurthe mafioze nga “çunat e krimit” ne Rrugen e Kombit!

By edi on August 24, 2015. No Comments

“Zoti Berisha po ju sjell edhe kete ndodhi, qe Shqipetaret e Kosoves jane duke e perjetuar ne Rrugen e Kombit.

RUAJUNI VËLLAZNI NGA GURËT E HEDHUR NË RRUGËN E KOMBIT!

E kanë provu njerëzit që udhëtojnë me vetura në rrugën e kombit, andej tunelit të Kalimashit, se si janë të organizuar një grup mafioz (transportues automjetesh të dëmtuara me marimangë), të lidhur me policinë shqiptare. Ata hedhin në rrugë gurë të madhësisë sa topi i futbollit a pak ma të mëdhenjë, që njerëzve t’u dëmtohet automjeti, ashtu që ata të thirrën nga policia (shumë shpejtë, mbrenda pak minutash ata janë aty me marimangë) për t’ua bërë transportimin e automjetit deri tek servisi, që po kushtueka 200€.
Ngjarjën e rrëfeu personi që ka përjetuar këtë kurth, të cilit gadi se i ka kushtuar me jetë për vete dhe familjën e tijë, sepse i është dëmtuar vetura (karteri) . Po ta kishte goditur gurin me ndonjërën nga rrotat, pasojat kanë mund me qenë fatale.
Ky e kishte hetuar kurthin, mbasi atry pran kishte parë një person (informator) që kinse ka ndejt me një veturë në prishje duke pritur, ashtu që ta njoftoi (thërras) policinë, se operacion i kurthit pati sukses dhe shumë shpejt aty dikund afër është merimanga, të cilën kinse e thërret policia.
Kur ky e ka hetuar se është kurth, nuk ka pranuar ta bartë kerrin me merimangë, siç i ka thënë policia, por ia ka tërhequr një i njohur deri tek automekaniku. Riparimi i dëmit i kishte kushtuar 300 €. Por, ky i gëzohet faktit që nuk ka pasur pasoja në njerëz, e cila shumë lehtë ka mund me ndodh.

Krimi dhe krimineli nuk kanë njerëzi, komb as fe.
Kjo është ajo që ma së pakut duhet me na ndodh neve shqiptarëve.

Po, me që po na ndodh, atëherë le ta vuajmë individualisht dhe kolektivisht.

Çfarë integrimi do të bëjmë na si komb dhe si dy shtete shqiptare?!… Me kurthe e ndërskamca, të tilla çfare nuk na i kanë bërë as pushtuesit tonë!!!???…

Une dua te besoi se Ju i Nderuar Zt.Berisha do ta denonconi edhe kete veprim kriminel te banditve ne bashkpunim edhe me “policin” Shqipetare. Se po nuk u ndal ky fenomen i shemtuar nje dite do ndodh patjeter ndonje tragjedi me permasa katasrofale. Kto qe ju dergova jane ngjarje qe ju kan ndodh Shqipetarve te Kosoves dhe qe po i denoncoin ne te gjitha rrjetet sociale.

Ju pershendes Sinqerisht.L.G”

Leave a Reply