Selim Belortaja: Telekomi ( AMC ) nuk ofron shërbim qytatarëve, na faturon Roaming me Greqinë dhe Shqipërinë

ttTelecomi shqiptar, i cili para pak ditësh ndryshoi edhe logon e vet nga AMC që njihnim, po përdor gjithfarë mënyrash që të mashtrojë e gënjejë shqiptarët, duke u ngarkuar tarifa të larta shërbimi. Kështu, Telekomi shqiptar nuk u afron shërbimin e duhur shqiptarëve në Shqipëri, por i detyron klientët e vet shqiptarë në Shqipëri, që të marrin Roaming nga Cosmote e Greqisë, që është kompania e saj aty, duke i detyruar shqiptarët që të paguajnë fatura më të shtrenjta, edhe për ato shërbime që Telekomi është i detyruar tu afrojë shqiptarëve, në bazë të kontratës. Selim Belortaja, që është edhe zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, pohon se në Dhërmi, Telekomi shqiptar nuk i ka afruar shërbimin e duhur, por e detyroi që të lidhej me Cosmote e Greqisë nëpërmjet Roamingut. Ja prononcimi i Selim Belortasë: Telekom.al, ju lutem lërini koncertet rock, qytetet prej bukë peshku dhe sponsorizimet për t’i bërë qefin njërit e tjetrit. Rregulloni shërbimin për të cilin ne paguajmë, sepse jam këtu në shesh të Dhërmiut dhe sapo tentoj të lidh internetin me del no service. Vetëm një sms mundi të vijë dhe kjo ishte juaja: Qëndrim të këndshëm në Greqi”(!!!) dhe shijoni .. Roaming (!!), ndërkohë rrjeti ku më lidh automatiku juaj është ..Cosmote!! Jam në Dhërmi, Dhërmiu është në SHQIPERI dhe ju paguaj mbi 7 mijë lek në muaj (kontrate!), përfundon denoncimin Selim Belortaja.