Shqiperia vendi i vetem ne bote ku çmimi i naftes rritet panderprere!

Home » Sociale » Shqiperia vendi i vetem ne bote ku çmimi i naftes rritet panderprere!

By edi on August 28, 2015. No Comments

Te dashur miq, mediat botuan sot nje tabele e cila deshmon se si ne asnje vend tjeter te globit çmimi i naftes ne Shqiperi nga 1 korriku ne 15 gusht 2015 u rrit me 42 leke. Ne te vertete, me dt 19 gusht, çmimi i naftes ne Tirane nga 1806 leke qe ishte me dt 1 korrik arriti 2000 leke, pra u rrit me 184 leke apo me 10.2%.

Keshtu, siç tregon tabela, ne rast se ne te gjitha vendet e tjera çmimi i naftes, per shkak te renies se madhe te tij ne burse pesoi ulje nga 0- 23%, Shqiperia eshte i vetmi vend ne te cilin çmimi i naftes u rrit me 10.2%.

Cmimi i naftes ne Shqiperi eshte sot 52% me i larte se sa ne Kosove dhe Maqedoni. Kjo rritje e çmendur e çmimit te naftes tek ne, ne kohen kur çmimi i saj ne burse eshte ne nivele te ulta historike dhe bie pandalshem ne cdo vend tjeter pervec Shqiperise, eshte veper e papergjegjshme direkte e sistemit marksist te taksimit te Edvinit, i cili rriti me kater here pra nga 7 ne 27 leke taksen e qarkullimit dhe futi ne kthetarat e sivllaut Kokedhima naften e vendit, i cili nga njera ane dikton çmimin e larte te saj ne vend, rritjen e tij te vazhdueshme dhe nga ana tjeter vjedhjen dhe pasurimin keshtu se bashku te dhjetera e dhjetera milione euro ne kurrize te qytetareve te ketij vendit. sb

Leave a Reply