Turbolencat në familje dhe domosdoshmëria e “gazetarëve të familjes”

Home » Sociale » Turbolencat në familje dhe domosdoshmëria e “gazetarëve të familjes”

By edi on August 24, 2015. No Comments

Turbolencat në familje dhe domosdoshmëria e “gazetarëve të familjes”

Çështjet e familjes kanë filluar të trajtohen si diçka ndërmjet groteskut dhe gossip-it. Janë disa ngjarje si ajo e familjes Kajtazi, ajo e familjes Trimi në Lushnje, vrasjet e grave në Shën Gjergj dhe Pogradec të cilat përveçse fatkeqësi për familjet janë edhe simptomat e një shoqërie të sëmurë. Në proporcion popullsie në Shqipëri kam përshtypjen se këto gjëra ndodhin me një shpeshtí të madhe. Por janë vetëm maja e ajsbergut e një realiteti underground që zien duke shkaktuar probleme në familje.

Për këtë duhen “mjekë” të mirë e të kujdesshëm e ndoshta edhe një brez gazetarësh t’i quajmë kështu të familjes që janë sikurse ata të politikës, të kronikës së zezë, të ekonomisë etj. Familja nuk mund të trajtohet në asnjë nga këto rrafshe: ajo është univers më vete. Prandaj duhen gazetarë me sensin e familjes, të delikatesës dhe të përgjegjësisë që të trajtojnë këto çështje.

Për një familje të bukur!

Ditë të mbarë. D. Gjergji

Leave a Reply