ALBtelecom & Eagle Mobile nisin shërbimet 4G/LTE

Home » Teknologji » ALBtelecom & Eagle Mobile nisin shërbimet 4G/LTE

By Redaksia on September 1, 2015. No Comments

albtelecom4gALBtelecom & Eagle Mobile, ka lançuar shërbimet 4G/LTE në datën 1 shtator. Dita e martë ishte afati i vendosur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për nisjen e këtyre shërbimeve.

Kjo kompani para dy vjetësh bëri testimet e para të suksesshme të kësaj teknologjie në Shqipëri. Duke u nisur nga fakti që çdo stacion 4G/LTE i ALBtelecom është i lidhur me fibra optike, kjo kompani do të ketë shpejtësinë më të lartë mesatare të internetit në vend. 4G/LTE advanced e ALBtelecom, që është dhe teknologjia më e mirë e kësaj gjenerate, do të ofrojë shpejtësi transmetimi të të dhënave mbi 6 herë më të lartë dhe teknologjia paraardhëse 3G.

Zv Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Grupit të Teknologjisë Murat Çakmak, thotë se falë shpejtësisë së lartë dhe cilësisë së shërbimit 4G-LTE, shërbimi TV në celular do të jetë një premium dhe unik në Shqipëri.

“Përdoruesit do të shkarkojnë ALBtv për iPhone dhe Android në telefonat e tyre dhe do mund të shikojnë shumë kanale duke përfshirë sportet, pa konsumuar nga kuota e tyre e internetit. ALBtelecom do të ofrojë smartphone fantastikë për ata që duan të përmirësojnë telefonin e tyre në 4G që do të ofrohen në ofertë “, tha z. Çakmak.

Investimet e ALBtelecom në infrastrukturë dhe përmirësimi i kapaciteteve të rrjetit bëjnë që cilësia e këtyre shërbimeve të jenë në nivelet më të mira.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve: telefoni fikse, internet fikse, telefonisë celulare  dhe internet broadband në celular, televizion IP dhe shërbime Cloud në një pikë të vetme. Krahas këtyre, ALBtelecom ka rrjetin më të gjerë WiFi në vend, me numrin më të madh të pikave shpërndarëse.

Kombinimi i sistemeve fiks dhe mobil e bën ALBtelecom dhe Eagle Mobile, një ofrues mjaft të kompletuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply