ARTISTI dhe sensiteti i tij politik, nga Gjergj Marku.

Home » Kulture » ARTISTI dhe sensiteti i tij politik, nga Gjergj Marku.

By edi on September 6, 2015. No Comments

 

Nje shpirt artisti, nuk para ka deshire te perzihet me politiken dhe aq me keq ne situatat paradoksale dhe te “pa-analoge”, sic ndodh ne vendin tone tash sa vite, me nje “lufte klasash” te paimagjinueshem ne demokraci, qofte dhe te brishta. Dhe per me teper kur atij i besohet menaxhimi kulturor. Mirepo, edhe duarjashte nuk mund te rrije, sepse te keqen e politikes se mbrapshte, e ndjen me pare se askush tjeter, sic ngjet me “sizmologet natyrore” qe ndiejne termetet!
Natyrisht, artistet duke qene shpirt i ndjeshem dhe avangarde e nje shoqerie, krijojne perceptimin e tyre, qe mbase shkon deri ne “idhulltari politike”, per menaxher pushteti. Jo se duan ta bejne, jo se ndihen mire, por dhe ata njerez jane, dhe mbijetesa ne nje “sistem ujqerish” eshte tejet e veshtire. Ketu pastaj, duhet te bejme dallimin ne mes dy kategorive; atyre qe mbahen pas xhaketave te rendomta politike, per shkak te injorances ne art e kulture; por te tjere qe krijojne fort ne koken e tyre, sipas mendimit te tyre profilin e nje menaxheri te mire ne nje rajon te caktuar, per te cilin ia vlen te deshmohesh dhe politikisht. Kjo nuk eshte me e mira gje, qe duhet te ndodhe me nje artist apo kulturolog, por ama ndodh, vecse nuk ka vend per t’i anatemuar brutalisht nga menaxheret politike!
Nuk dua te shkruaj per raste konkrete, por ama ne nje pike nuk jam aspak dakort me politiken idhnake dhe inatcare. Kur ajo, ne vend te merret me hallkat me te dobeta te menaxhimit, e keqja qe u vjen nga “zyrtare mejhanesh”, me se pari, ia nisin pikerisht me njerezit e kultures per t’i flakur nga “kullat e menaxhimit”!. Mund te ngjase, qe nje menaxher kulturor, dhe ta kete tepruar me anesine politike apo idhulltarine, por kjo nuk do te thote qe “ndeshkimi politik” eshte gjeja e duhur, kur duhen ezauruar disa mjete te tjera, qe nis me keshillimin dhe evidentimin e te metave, apo qofte dhe epjes per ta kthyer veten ne paterice te nje menaxheri qeverises, sado “dobesi” te kesh per te. Nje drejtues i mire pushteti, arrin t’ia c’faktorizoje kujtdo menaxheri kulturor te tille disa te meta, qe nuk eshte se prishin identitetin ne kulture, anet profesionale etj, qe kane te bejne me kete fushe. Nje drejtues i mire, arrin te beje bilancin ne mes “te mires dhe te keqes” per aksh menaxher kulturor, per te konkluduar pastaj se cilat duhet te fshihen dhe cilat duhet te inspirohen pozitivisht.
Askush nuk e beson sa e veshtire eshte te drejtosh kulturen me efikasitet dhe ti japesh identitet nje rajoni, sidomos ne ato me me pak peshe ekonomike dhe logjistike kulturore. Askush nuk e beson sa e veshtire eshte ta kthesh vemendjen e publikut mbarkombetar permes kultures ne rajonin tend, dhe t’i japesh asaj trend kombetar, kur ti nuk ke mundesi te ezaurosh qofte dhe pese cent nga buxheti lokal. Askush nuk e beson sa keq ndihesh si menaxher kulturor, kur te duhet me punu ne rrethana tejet te veshtira perceptuale, kur ti nuk ke te drejten me minimale te strukturosh nje institucion kulturor permes burimeve njerezore te kualifikuara. Askush nuk e beson se ne jo pak raste, me i mbrojtur dhe i paprekur politikisht mund te jete nje pastrues, sesa ti qe i jep emer me shume se ne gjithcka tjeter rajonit tend, dhe qe produkti yt menaxhues apo krijues, mund te jete bere pjese e ashtit kulturor kombetar. Askush nuk e mendon se nuk ka ofendim me te madh per nje artist dhe menaxher kulturor, se thjeshte te perceptojne si “hamall te mire”, por askush nuk ulet ne tavoline per te te marre mendimin per fushen, te pakten dhe te marresh mbeshtetjen e duhur per gjerat e bukura dhe efikase!
Ne eksperiencen time si njeri i medias dhe kultures, jo vetem ne province, por dhe me tej, di dicka: edhe gratacelat me te medha te botes t’i besh ne qytet apo fshat, asgje nuk mbetet e shenjuar se sa opusi kulturor krahinar si kenga, vallja, melodia, kostumi i tradites, libri, piktura etj.!
Arti, kultura, vete kulturologet, jane pak a shume lubrifikuesit me te mire edhe te nje shoqerie ne depresion dhe pasuri e vyer e tyre. Ndaj duhen mirekuptuar dhe shfrytezuar per te miren qe i sjellin nje komuniteti, qofte dhe kur ndan mendime te ndryshme politike.
Gj.M.

Leave a Reply