Gjokebibajt e Kryezezit ne rrjedhat e historise.

Home » Kulture » Gjokebibajt e Kryezezit ne rrjedhat e historise.

By edi on September 29, 2015. No Comments

11057511_904667839616038_8339064983986827869_o 11226553_890337704382385_1754936062050554723_n 11949311_890337844382371_892608322402433050_n 11949375_890336591049163_3610699505459321478_n 11949400_890337114382444_3991245422003063847_n 11986547_890336764382479_118742515029770384_nGjokebibajt e Kryezezit ne rrjedhat e historise. Nga:Julian Vlashi

Kryezez!Nje vendbanim i hershem qe gjalleron neper nje pjese te lugines s’e Fanit te bashkuar e ngjitet deri thelle ne malin e Matrizes.Ndodhet ne pjesen verilindore te Malesise se Lezhes(Zhupes)!Kryezezi,eshte bajrak i pare nder kater bajraket e Malesise se Lezhes,dhe nje nder dymbedhjete bajraket e Mirdites.Perbehet nga fshatrat:Katundi i Vjeter,Bulshize,Rrethi i Eper,Vau Shkjeze,Rreja e Zeze,Munaz dhe Qaf-Munaz. Jane te shumta monumentet historike,qe hedhin drite mbi popullimin e hershem te kesaj zone,e nje nder monumentet me me vlere,eshte,”Kalaja e Judejve”(Xhudhejve,sic emertohet nga banoret e zones),qe ndodhet ne fshatin Bulshize,sipas studiuesve ajo i perket mesjetes se hershme.Ndersa ne afersi te kalase,ne strehen e nje shkembi me faqe te kthyer nga jug-lindja,gjendet piktura e Rubikut.Sipas studiuesve,piktura i perket periudhes prehistorike.Gjithashtu,Kisha e Shelbuemit,eshte nje fakt i pakundershtueshem per vjetersine e banimit te zones,pasi ajo permendet per here te pare,ne vitin e hershem 1166,ku abati i saj merr pjese ne shugurimin e nje kishe ne Kotorr te Malit te zi.Por,sipas studiuesve dhe historianeve te ndryshem,kisha i ka fillesat qe ne kohen e perandorit Justinian, ne shek.V. Sipas nje dokumenti historik,kapiteni arben,Andre Vranaj e shkrumboi Rubikun dhe kuvendin e tij ne vitin 1267,sipas ketij dokumenti mesojme se ne ate kohe Rubiku ishte nje nga qytezat mesjetare te Principates se Arbrit. Ne defterin turk te vitit 1467 per sanxhakun e Ohrit,jepen te dhena edhe per vilajetin e Dhimiter Jonimes,qe perfshinte zonen nga Lezha ne Rreshen(qe perkon me zonen e 4 bajrakeve te Malesise se Lezhes:Kryezez,Bulger,Vele,Manati).Ne kete defter,jepen emrat e fshatrave te banuara,nder te tjere edhe emrat e fshatrave Mataris(Matrize) dhe Rrbig(Rubik),te Kryezezit. Ne vitin 1916 bajraku i Kryezezit kishte 220 shtepi dhe 897 banore. Bajraku i Kryezezit perbehet nga tre fise kryesore:Taci,Bibaj,Drobaj. Ne fshatin Katund i Vjeter,ku jane trojet e vjetra te Bajrakut te Kryezezit,rrjedh edhe nen-dega e fisit te Bibajve,Gjokebibajt. Gjokebibajt jane njohur ne Malesine e Lezhes e me gjere,si familje fisnike,qe kultivuan virtytet me te njohura te shqiptarit,buke,bese,burreri e trimeri,edhe ne kohet me te veshtira!Shtepia e Gjokebibajve quhej,”shtepia ku varej pushka dhe besa”. Si i pari i fisit,mbahet mend Bib Gjoka,i cili kishte dy djem,Kol Biben dhe Gjok Biben. Gjoke Biba,mbante titullin e bajraktarit(ku sic dihet,ne Mirdite ky ishte nje nder qe fitohej ne balle te luftes),titull te cilin e trashegoi dhe i biri,Marku. Pas vrasjes se Markut ne vitet 20 te shek.XIX,titullin e bajraktarit,e mori i biri i Kol Bibes,dhe ky titull u trashegua nga dega e Kolebibajve.Nder burrat me ne ze te Kolebibajve,qe e perfaqesoi denjesisht familjen e bajraktarit,ishte Geg Marku.Gega ishte nder kreret kryesore te bajrakut te Kryezezit ne vitet e “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”.Dhe me vone nipi i tij,Marka Ndue Gega,njohes shum i mire i te trejtes zakonore. Nje kontribut te spikatur ne mesin e shek.XIX,pati nipi i Gjokes,Lek Mark Gjoka. Leka ishte per nje kohe te gjate ne sherbim te Bushatllinjeve te Shkodres.Ishte pjese e forcave mirditore te drejtuara nga kapedani,Llesh i zi,qe luftuan ne perkrahje te Mustafa Bushatit ne kryengritjen anti-osmane te vitit 1831.U burgos per nje kohe te gjate ne burgun e kalase se Shkodres.Vritet rreth vitit 1870 ne afersi te Lezhes,nga forcat osmane. Ne vitet e “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”,nje kontribut te madh ne organizimin e kryengritjeve ne zonen e Kryezezit,pati Perleke Marku.I cili qe ne moshe te re u be pjese e kryengritjeve.Ishte nder kreret kryesore te bajrakut te Kryezezit.Gjate kesaj periudhe,ku rezistenca dhe kryengritjet zienin ne te gjitha malesite e Veriut,Perleka,bashkepunoi me shume udheheqes popullore,si,Kole Tomen e Veles,Marka Preng Dudin e Bulgrit,Gjin Pjetrin e Kurbinit,Gege Prendin,Gege Markun dhe Simon Leken e Kryezezit,etj.Ne 1880 ishte pjese e forcave mirditore qe luftuan ne mbrojtje te Hotit dhe te Grudes,nga forcat Malazeze.Forcat mirditore drejtoheshin nga kapedani,Preng Bib Doda,qe asokohe ishte kryetar i “Lidhjes s’e Shkodres”,dhe nder kreret kryesore te “Lidhjes Shqipetare te Prizrenit”. Ne vitet e kryengritjeve per pavaresi,pjese e kryengritjeve u bene edhe djemte e Perlekes,por edhe te kusherinjt,nder ta edhe Nikoll Perbiba,pjesmarres ne disa kuvende te Malesise se Lezhes. Gjate periudhes se monarkise Nikoll Perbiba u burgos per nje kohe te gjate,si kundershtar i regjimit.U vra per gjakmarrje ne vitet 30-te. Nje kontribut te spikatur pati djali i vogel i Perlekes,Marku. I cili qe ne moshe te re merr pjese me arme ne dore ne lufte kunder pushtueseve turq. Mark Perleka mori pjese ne disa beteja kunder pushtuesve,si ne perpjekjet e Pllanes,Perzanes,Kallmetit,Breg-Mates,etj.Mori pjese ne disa kuvende,ne vitet e kryengritjeve per pavaresi,si ne:kuvendin e Rrasfikut ne qershor te vitit 1911,ne kuvendin e Rubikut me 5 maj 1912,organizuar nga bajraktari i Veles Kol Toma,ne kuvendin e Manatise me 25 maj 1912,etj.Bashkepunoi me disa nga kreret e kryengritjeve ne ato vite.Mori pjese bashke me Nikoll Perbiben ne luften e Durresit ne vitin 1914,kunder forcave rrebele te Haxhi Qamilit,ku dhe plagoset. Sipas dokumenteve te(Fondit Austriak,per ngjarjet e viteve 1913-1914 ne Shqiperi),ne luften e Durresit,nga Kryezezi moren pjese 85 burra. Ne vitet e pushtimit fashist mbajten qendrim asnjanes,deri sa ne vitin 1941,nje nga djemte e kesaj familje,Jak Perleka,lidhet me forcat nacionaliste te Mark Gjomarkajt.Jaku u be pjese e vullnetarve ne Lume,ku kishte vullnetare nga 12 bajraket e Mirdites.U zgjodh komandant i vullnetarve bashke me Zef Marka Tucin e Nderfushasit:Zef Marka Tuci komandant i vullnetarve Kukes-Bicaj-Mames,Jak Perleka komandant i vullnetarve Kolesian-Nimisht. Pas ardhjes ne pushtet te komunistave,edhe Gjokebibajt,si shume familje te tjera mirditore,kundershtuan me force diskriminimin dhe arrogancen e pushtetit. Ne vitin 1944,disa nga djemte e kesaj familje dolen ne mal,duke u bere pjese e cetave nacionaliste qe vepronin ne Malesi te Lezhes.Nder ta dhe Zef Nikoll Perbiba,qe ishte nder udheheqesit kryesore te qetave antikomuniste ne Malesi te Lezhes,bashke me Ndue Llesh Pjetrin,bajraktarin e Manatise. Gjate kesa periudhe moren pjese ne disa kuvende te nacionalisteve. Me 6 maj 1946,ne kuvendin e Rreshenit,moren pjese,nder te tjere,si perfaqesues te Kryezezit edhe Jak Perleka,Gjok Ndue Perleka,Zef Nikoll Perbiba dhe Marka Cup Leka. Ne kete kuvend pati perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites te kryesuar nga Mark Gjomarkaj, si dhe perfaqesues nga Lura,Mati dhe Kruja. Me 12 maj 1946 moren pjese ne kuvendin e Nderfushasit,me perfaqesues nga 12 bajraket e Mirdites.Ne kete kuvend u hartuan listat dhe u caktua nje organike ushtarake per fillimin e kryengritjes,prej 12.000 vullnetaresh nga 12 bajraket e Mirdites,te plotesuar me ushtare,nen-oficere dhe oficere. Gjate periudhes se Mbreterise,Marka Cup Leka dhe Gjok Perleka,ishin adjutant te nenprefektit te Lezhes,Xhemal Begu. Ne vitin 1951,Jak Perleka,kthehet ne shtepi per arsye familjare(rast vdekje),ku spiunohet dhe kapet nga forcat e ndjekjes. Vuan ne burgjet e sistemit komunist per rreth nje vit,ku perballet me tortura fizike c’njerezore.Por lirohet per mungese provash. Ne kete kohe ne malet e Mirdites,vazhdonte rezistenca antikomuniste.Dhe Jaku ne menyre te vazhdueshme dhe konspirative,jepte ndihme per aktivistet antikomuniste,qe vepronin ne ato zona. Komunistet edhe pse nuk kishin asnje mundesi qe te gjurmonin kontaktet e Jakut dhe ta akuzonin, me makinacionet dhe ‘formulat’ e tyre,dhe me akuza te pa qena,e riburgosen ate! Jaku lirohet pas nje amnistie ne vitin 1963,pasi kishte vuajtur 6 vjet burg! Nente vjet zgjati jeta e malit dhe rezistenca e pashoq e Zef Perbibes ne malet e Mirdites,derisa vritet me pushke ne dore ne mal,me 28 Shkurt te vitit 1953 nga forcat e ndjekjes.Pak kohe me vone vritet ne mal edhe i vellai,Bib Perbiba,qe ishte bere pjese e forcave nacionaliste qe vitin 1945. Por edhe pasi ishte shuar rezistenca anikomuniste ne Mirdite ne vitin 1953,presekutimi i familjeve nacionaliste mirditore nga regjimi,u shtua.Kete presekutim e vuajten edhe disa nga familjet e fisit te Gjokbibajve,deri ne ardhjen e Demokracise. Ne Janar te vitit 1991,Jak Perleka dhe nipi i tij Pal Perleka ishin inisiatoret kryesore qe ne kishen e Rubikut te jepej mesha e pare pas shembjes se komunizmit!Ishin po ata,qe,priten Pater Leon Kabashin,qe predikoi te paren meshe,pas afro 40 vitesh!

Leave a Reply