Nuk e kam per tragjizem, pasi e djela per ne te krishteret eshte dita me e bukur e javes, dita e Ngjalljes se Krishtit nga vdekja,

Home » Kulture » Nuk e kam per tragjizem, pasi e djela per ne te krishteret eshte dita me e bukur e javes, dita e Ngjalljes se Krishtit nga vdekja,

By edi on September 6, 2015. No Comments

Nuk e kam per tragjizem, pasi e djela per ne te krishteret eshte dita me e bukur e javes, dita e Ngjalljes se Krishtit nga vdekja, ne te cilen cdo vdekje dhe trishtim mposhtet nga drita e tij, por nese nuk vendosim te punojme seriozisht si popull, qeveri, opozite, shoqeri civile, i madh dhe i vogel, Kisha e Xhamia, ne sherbim te ligjshmerise, shume njerez do te rimendojne thellesisht qendrimin e tyre ne kete vend.

Sigurisht jo une! Une nuk iki, ose me mire do ikja me njeriun e fundit nga ky vend. Por duhet nje shoshe qe te hedhe poshte pisllekun e te mbaje ate cka duhet ne menyre qe parlamenti dhe cdo institucion te udhehiqet prej njerezish me integritet.

Duhet guxim me thane jo cdo kandidimi qe ka nje te shkuar kriminale, sidmos ata qe kane shfrytezuar mishin e te tjereve per te fituar, mishin e vajzave te reja qe sot kane ende plaget ne trup e do t’i kene gjithe jeten, nga klientet e nga ata qe i kane shfrytezuar, qe jane rrahur e kane abortuar qe te punonin pa mbarim.

Duhet guxim qe te behet nje reforme e te mos lejohen ne politike ata qe kane shperndare e trafikuar droge, qe kane eleminuar nepermjet ligjit apo me gryken e pistoletes a me tritol kundershtaret e tyre ne biznes. Nuk duhen lejuar biznesmenet fare ne politike.

Nuk duhen lejuar ata politikane, krytare bashkishe e prefekte qe kane trajtuar keq qofte edhe nje njeri te vetem gjate mandatit te tyre. Nuk e meritojne at mandat.

Nuk ka nje rruge tjeter! O ju zoterinj, ju qe keni qene e ju qe jeni, pendoheni para Zotit e ktheni rruge ose kthetrat e atij Qoftelargu do t’ju shoqerojne gjithe jeten tuaj e do t’ju marrin frymen! Do ta pesoni ne fmijet tuaj, deri ne te shtatin brez, por nese ktheheni e punoni per njerezit do te bekoheni pa mbarim…

Te djele te mbare. D. Gjergji

Leave a Reply