Reagim: Pllaka me nënshkrimin e Sulltanit në Kalanë e Lezhës është përdhosje e Qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj. Ministra e Kulturës të jap dorëheqje e të kërkojë të falur shqiptarëve

Home » Denonco » Reagim: Pllaka me nënshkrimin e Sulltanit në Kalanë e Lezhës është përdhosje e Qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj. Ministra e Kulturës të jap dorëheqje e të kërkojë të falur shqiptarëve

By edi on September 24, 2015. No Comments

Ndoshta shumë herë miqtë, shokët e kolegët më qortojnë se jam i ashpër në reagimet e mia. Po më thoni si mund të jem i butë në reagimin tim, kur mësojë se nënshkrimi i Sulltanit është vendosur në Kalanë e Lezhës? Si mund të jem i butë vëllezër shqiptar ku në simbolikën e qëndresës, Besëlidhjes të Lezhës, të Varrit të Heroit Kombëtar Skënderbeu, vendoset nënshkrimi dhe emri i pushtuesit? Vëllezër shqiptar si mund të jem i butë në reagimin tim, kur me ketë akt të turpshëm kanë turpëruar 500 vjet histori rezistence, 500 vjet derdhje gjaku? Ju bëj thirrje lezhjanëve e qytetarëve, shqiptarëve të vërtetë të shkojmë të gjithë bashkërisht e ta shporrim këtë pllakë turpi, sepse vetëm kështu nderojmë gjakun e derdhur për 500 vjet për liri e pavarësisë. Kërkoj menjëherë dorëheqjen e Ministres të Kulturës dhe të Drejtorit e Drejtorisë të Monumenteve të Kulturës në Lezhë. Dorëheqja e tyre nuk mjafton si akt, por ata duhet tu kërkojnë publikisht të falur shqiptarëve me ketë tentativë për përdhosje të historisë e të gjakut të derdhur për Komb e Pavarësi.

Eduart Ndocaj, zv. Kryetar i PDK

Leave a Reply