Skandali i radhës lidhur me korrupsionin është prova e fundit për Shtetin e së Drejtës

Home » Denonco » Skandali i radhës lidhur me korrupsionin është prova e fundit për Shtetin e së Drejtës

By edi on September 5, 2015. No Comments

Skandali i radhës i korrupsionit, ose abuzimit me pushtetin për përfitime personale, që për nga përmasat është i frikshëm, është prova e fundit për funksionimin e Shtetit e së Drejtës. Shqipëria vazhdon të jetë objekt të skandaleve të njëpasnjëshme, që cenojnë rëndë institucionet e vendit, shkatërrojnë demokracinë e dhunojnë po egërsisht Shtetin e së Drejtës.
Rasti i fundit ku flitet për një sistem perfekt të vjedhjes në emër të pushtetit që ka të bëj me një aferë gjigante korrupsioni që lidhet me CEZ, OSSHE dhe KESH, të cilën akuzohet një ish Kryeministër i akuzuar edhe me parë për korrupsion është një alarm për kapjen e shtetit nga mafia dhe për vjedhjen, tjetërsimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve.
Ky Skandal u zbulua ashtu siç kanë transmetuar edhe mediat nga arbitrazhi i bërë në Strasburg, mes DIA, CEZ dhe Shtetit shqiptar.
Pala mbrojtëse e Shtetit shqiptar ka arritur të siguroj prova të mjaftueshme të marrjes të ryshfetit të majtës të një ish Kryeministri të akuzuar edhe me parë për korrupsion.
Madje, sipas palës mbrojtëse të Shtetit shqiptar ekzistojnë edhe provat dhe dokumentet që e vërtetojnë një aferë të tillë korruptive.
Shteti shqiptar me rastin e CEZ ka humbur miliona euro. Tani zbulojmë se një pjesë e tyre janë vjedhur e kanë përfunduar në xhepat e politikës shqiptare.
Ish Kryeministri i akuzuar për korrupsion nga Opozita dhe nga mediat tashmë ka një emër dhe ky është Ilir Meta. Prapë Ilir Meta? Po të dashur shqiptarë përsëri Iliri i 700-ntës. Përsëri Iliri i bllokut të shënimeve.
Rasti i Ilir Metës në politikë është bërë një fenomen i rrezikshëm që po cenon rëndë imazhin e demokracisë, Shtetin e së Drejtës dhe po shkatërron misionin e politikës kundrejt qytetarëve.
Edi Rama, ortaku i tij në pushtet e në qeverisje akoma s’ka thënë asnjë fjalë për rastin. Ka ardhur koha që Ilir Meta të jap dorëheqjen nga posti i Kryetarit, të hetohet pa imunitet për akuzat që i bëhen.
Rasti i ndëshkueshmërisë në politikën shqiptare ka më shumë se një shekull që nuk ekziston. Politikanë vjedhin, shkatërrojnë, varfërojnë, bëjnë korrupsion e janë të paprekur. Ndërsa qytetarët po vuajnë për bukën e gojës, po vuajnë për shërbime minimale. Nuk mund të vazhdohet kështu e shqiptarët nuk mund e nuk duhet të pranojnë më kështu. Nëse Ilir Meta edhe këtë radhë nuk jep dorëheqjen, por do të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë, shqiptarët duhet të ngrihen për të mbrojtur pronën e tyre, demokracinë e tyre dhe të jenë të vendosur deri në shkatërrimin e mafies së pushtetit.
Protestat masive popullore kundrejt kësaj oligarkie janë zgjidhje e vetme. Nuk ka asnjë lloj forme tjetër që i tremb dhe që i rrëzon. Nuk ka gjykatë që i dënon, nuk ka prokurori që i akuzon. I gjithë sistemi është i sëmurë, manipuluar, i kontrolluar po nga ata. Gjykata e vetme që mund t’i ndëshkojnë është populli i cili përmes protestave paqësore duhet të kërkojë largimin e Metës nga Politika dhe dorëzimin e tij para drejtësisë për të gjitha akuzat që janë bërë në këto vite.
Javën që vjen jam i thirru në Romë në një takim të rëndësishëm të Partive Popullore Europiane (PPE) në cilësinë e zv. Kryetarit të PDK. Brenda mundësive të mia dhe në ndërhyrjen time që do të bëj do të prezantojë Shqipërinë reale, atë të eksodit masiv, të varfërisë, të korrupsionit dhe të demokracisë së dhunuar, të kriminalitet në Parlament.
Në këtë takim të rëndësishëm që Bëhet në Romë marrin pjesë drejtuesit më të rëndësishëm të institucioneve të BE.
Ky skandal i ndodhur përsëri me të njëjtin politikan është prova e fundit për politikën shqiptare nëse ka dëshirë dhe vullnet akoma për tu shëruar nga kapja e shtetit dhe nga korrupsioni.
Nëse ajo nuk dëshmon vullnetin për tu shëruar është detyrë e popullit që ta shërojë atë përmes një revolucioni demokratik.

Eduart Ndocaj, zv. Kryetar PDK

Leave a Reply