BE, blindohet, do të skedohet çdo qytetarë që hyrë

Home » Aktualitet » BE, blindohet, do të skedohet çdo qytetarë që hyrë

By edi on November 21, 2015. No Comments

grafico-confini-kbwG-U43130704786864Su-1224x916@Corriere-Web-Sezioni-593x443Ministri i brendshëm italian, Alfano ka theksuar, se nevojitet në një ndërlidhje me e madhe mes shteteve. Po ashtu hezitimi i ministrit francez Zazaneuve: duhet të dalim nga vendimet e vonuara, ose për ndryshe do e humbim Europën.

Ministri francez ka deklaruar se jemi të detyruar t’i mbajmë të mbyllura kufijtë dhe të detyrojmë edhe BE të bëj të njëjtën gjë. Pra, kjo de facto përkthehet se Traktati Schengen është i pezulluar në këto momente.

Do të skedohen të gjithë qytetarët që hyjnë në Francë edhe nëse ata janë të komunitetit dhe të dhënat do të futen në Pnr (kodi i pasagjerit) e ky arkivim do të zgjas të paktën një vit.

Ja kush do të jenë disa nga masat:

 

Kontrolle sistematike. Deri tani kontrollet bëhesh sipas një strategie të quajtur “kampion”, pra me raste sporadike, kur kishte dyshime konkrete.

Ndërsa Këshilli Europian i Ministrave i ka kërkuar Komisionit të modifikojë nenin. 7 dhe kjo do të thotë, ashtu sic e konfirmon zv. Kryeministri dhe Ministri i brendshëm i Luksenburgut Etienne Schneide, se: “Kufijtë e jashtëm të BE duhet menjëherë tu nënshtrohen kontrolleve sistematike dhe të koordinuara e kjo do të ndodh edhe për qytetarët europian që gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Kjo do të thotë se do të rregjistrohet pasaporta e cdo person që udhëton ashtu sic bëhej deri tani vetëm për ekstrakomunitarët. Një mas akoma më e egër do të jetë ajo për emigrantët që do të jenë të gjithë të regjistruar e fotosinjalizuar. Ky projekt është parashikuar për një kohë të gjatë, por nuk përjashtohet mundësia e krijimit të skuadrave të veçanta policie që do të jetë të specializuar vetëm për këtë çështje.

Bank me të dhëna për një vit. Brenda fundit të vitit do të jetë operues regjistri Pnr që lejon depërtimin edhe në të dhënat e ndjeshme: gjendja e shëndetit, feja dhe lajme personale mbi shokun e udhëtimit, mbi vendet e frekuentuara dhe të destinuara, mbi mënyrat e pagesave. Risia qëndron mbi kohëzgjatjen e arkivimit të informacioneve që kalon nga një muaj në një vit e mbi të gjitha mbi faktin se eksesi mbi të dhënat do të jetë i mundur edhe për udhëtimet brenda zonës së BE.

Kjo strategji lejon krijimin e një banke të vërtetë me të dhëna që do të jenë në shërbim të policisë apo shërbimeve të tjera të inteligjencës dhe të sigurisë. Kjo direktivë deri tani është kundërshtuar nga shumë eurodeputet, por për shkak të ngjarjeve të fundit në Francë, kryetarët e grupeve të Parlamentit, duket se janë bindur dhe janë të gatshëm ta aprovojnë.

Shkëmbime informazioni. Europa “blindohet” dhe kërkon të vendos një strategji mbi prejardhjen e trafiqeve të paligjshme dhe mbi të gjitha atij të trafikimit të armëve. Tek Sis, sistemi informativ Schengen do të futen të gjithë të dhënat e investigimit të bërë dhe të dhënave për “foreign fighters”, të qytetarëve që shkojnë e luftojnë ose stërviten në Lindjen e Mesme dhe pastaj riatdhesohen. Për trafikun e armëve dhe mbi temën e kontrollit të tregtisë së armëve, Këshilli i ka mirëpritur pozitivisht kërkesat e paraqitura nga Komisioni i BE dhe fton Frontex dhe Europol tu asistojnë më shumë shteteve anëtare që janë kufitare me Ballkanin Perëndimor për të bërë më shumë kontrolle me qëllim me ndaluar trafikun e armëve.

Mbi nevojën e shkëmbimit të informacioneve insiston Ministri i Brendshëm Italian Angelino Alfano duke theksuar se: “Shtetet anëtare të BE duhet tu japin më shumë udhëzime autoriteteve nacionale që të ndajnë informacionet dhe të përcaktojnë një strategji të përbashkët në mënyrë që të jenë gjithmonë të ndërlidhur siç e kërkon situata e rëndë.

 

Leave a Reply