Eduart Ndocaj, modeli i munguar në politikën shqiptare

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj, modeli i munguar në politikën shqiptare

By edi on November 22, 2015. No Comments

12246672_915413338539956_2196252800127946838_nNë këta 20 vite çfarë nuk na kanë parë sytë. Njerëz nga komunistë që bëhen demokrat e pastaj kthehen përsëri komunistë, njerëz që hyjnë të varfër në politikë e dalin të pasur e bëhen biznesmen. Na kanë parë sytë shumë në këto 20 vite, por deri më sot, sytë tanë nuk kishin parë modelin e duhur.

Kur Eduart Ndocaj u kthye në Shqipëri, filluan me ndjesinë e inferioritet ta sulmojnë disa pseudo gazetarë që gjithë jetën i kanë shërbyer pushtetit. E sulmuan ata gazetarë që në jetë nuk kanë bërë një betejë të drejtë, nuk kanë pasur një mision konkretë. Po ashtu filluan ta “sulmonin” edhe disa që e konsiderojnë vetën filozof, por që për fat të mirë shumicën e tyre e njoh mirë.

Madje, njëri që njihet si sharlatani i Tiranës, që kanë ndërruar disa parti dhe ka marr një diplomë në Maqedoni duke mbajtur peng profesorin, mori guximin dhe tentoi ta sulmonte Eduartin për shkollë. Vaj medet ku ka përfunduar mendimi shqiptar, filozofia shqiptare e ku ka përfunduar e “vërteta” shqiptare.

Kështu, këta parazit, të shitur disa herë, me ndjesinë e inferioritetit dhe të papunësisë së madhe tentuan ta salmoni Eduartin dhe ta nën vlerësonin. E kam thënë edhe më parë sa më shumë e nënvlerësojnë Eduartin, aq më mirë është për të dhe për shqiptarët e thjeshtë.

Historia e Eduartit është historia e “made man”, njeriut që fillim e mbarim është realizuar vetë. Për këtë model ka nevojë shoqëria shqiptare e jo për prezantimin e gjyshes, për mbështetjen e vëllait, apo për lekët e babait.

Eduart Ndocaj, edhe pse ka vetëm pak ditë që është bërë deputet, ai i dha një kohezion të ri politikës shqiptare dhe ofroi modelin e ri të bërit politik, atë thjeshtë, njerëzor, human e shumë human.

Jemi mësuar me politikanët ekzistues që kanë 20 vjet në Parlament dhe nuk kanë mbajtur asnjë premtim dhe nuk kanë realizuar asnjë projekt pro qytetarëve. Ndërsa, Eduarti në më pak se një muaj, ka realizuar të gjitha premtimet emergjente që kishte bërë dhe këto i ka bërë më humanizmin e tij, forcën e tij, pa pasur asnjë mbështetje institucionale nga Shteti shqiptar.

Madje, diisa nga premtimet e mbajtura të Eduartit janë çështje më shumë shtetërore se sa individuale, por Eduarti është mësuar në jetë të mos dorëzohet përballë të pamundurave dhe këtë tashmë e ka parim jete.

Politika shqiptare, Parlamenti shqiptar, Shqipëria dhe Lezha kanë nevojë për Eduartin. Eduart Ndocaj është një person që në jetë ka njohur vetëm suksesin, pra ai është një model suksese për mijëra të rinj që çdo ditë luftojnë me mullinjtë e jetës për një të ardhme më të mirë.

Eduart Ndocaj ka një popullaritet të jashtëzakonshëm, në çdo mjedis publik prit si hero, po ashtu pritet si hero edhe në mjedisin e sipërmarrësve, sepse ai është i drejtpërdrejtë, i qartë dhe gjithmonë qëndrimet e tij kanë për qëllimin ndërtimin e një Shqipërie më të fortë, të zhvilluar e më të drejtë.

Nuk e kuptoj se si disa tentojnë të sulmojnë Eduart Ndocaj, por unë kuptojë qartë ndjesinë e inferioritet që ata kanë për njerëzit e suksesshëm.

Eduart Ndocaj, është një garanci për të ndryshuar optikën e politikës për çështjet e komunitetit dhe është simboli se si politika mund të jetë humane e në shërbim të elementëve të humanitetit.
Alban Daci

Leave a Reply