Eduart Selami, duke përdorur emrin “Eduart” merr popullaritet nga Ndocaj

Home » Aktualitet » Eduart Selami, duke përdorur emrin “Eduart” merr popullaritet nga Ndocaj

By edi on November 25, 2015. No Comments

eduart-ndocaj3Nga Alban Daci 

Portali syri.net, i cili drejtohet nga Cim Peka dhe dihet se ka qëllime të mirëfillta politike ka publikuar një shkrim me titull “Eduard Selami v.s Eduard Ndocaj. Përballja e dy deputeteve me fjalime ne Parlament, rezultati 1 me 1”.

Sipas stilit e titullit të shkrimit, nuk ka dyshime që është shkruar personalisht nga gazetari Cim Peka. Ky portal edhe pse ka orientim të djathtë politikë, opozitar, ai realisht është pro Berishës dhe përdoret për sulme apo ekuilibra brenda PD.

Gazetari Cim Peka, ishte ndër ata që shkroi për Eduart Ndocaj, kur ai sapo kishte marr mandatin. Shkrimi i tij ishte një thikë me dy teha, ironizonte deputetët e tjerë e në të njëjtën kohë përpiqej të shpjegonte fenomenin Ndocaj, duke e mbyllur me idenë se: “Ndocaj është ai që po tallet me ne dhe jo ne me atë”.

Shkrimi me titull “Eduard Selami v.s Eduard Ndocaj. Përballja e dy deputeteve me fjalime ne Parlament, rezultati 1 me 1” ka disa të vërteta të mëdha të thëna e disa tjera po aq të mëdha të pathëna.

Së pari, Cim Peka është përpjekur të popullarizojë Eduard Selamin duke e krahasuar me Eduart Ndocaj. Këtu duhet të theksojmë faktin, se emri i Eduart Ndocaj është shkruar gabim, sepse mbaron me shkronjën “t” dhe jo “d”.

Së dyti, Cim Peka duket se ka zili frymën opozitare të deputetit Ndocaj dhe ky shkrim është një ftesë e hapur nga ai dhe Berisha që Ndocaj të kalojë Djathtas, sepse është shumë më shumë opozitar se të gjithë deputetët e PD duke përfshirë edhe Eduart Selamin, i cili që nga 2013 edhe pse kishte pritshmëri të mëdha nuk ju dëgjua zëri.

Së treti, nuk ka asnjë lloj krahasimi as politik e as njerëzorë mes Eduard Selamit dhe Eduart Ndocaj. I pari u largua nga Shqipëria si një pedagog, si një njeri i rëndësishëm i PD, ose me saktë figura më e rëndësishme e saj. Gjatë gjithë viteve në SHBA, ai nuk arriti të realizojnë asgjë nga ëndrrat amerikane, as shkollë, as karrierë e as nuk u bë kurrë biznesmen.

Ndërsa Eduart Ndocaj u largua nga Shqipëria si i persekutuar, punoi me ndershmëri, arriti sukses dhe hyri në politikë si njeri i suksesshëm dhe një personalitet i afirmuar.

Ndërsa për Eduard Selamin, ai u kthye në Shqipëri si e vetmja shpresë për të përmisuar të ardhmen e tij individuale, pasi në SHBA kishte dështuar në ëndrrën amerikane e për arsye edhe personale nuk kishte më atje asnjë të ardhme.

Së treti, Eduard Selami nuk është njohur asnjëherë për karizëm, për iniciativë politikë, për opozitarizëm apo për vizione konkrete. Nuk ka asnjë material apo shkrim që Eduard Selami të rreshtojë argumentet për të dal politika shqiptare nga udhëkryqi që ndodhet sot e 20 vjet.

Shkrimi i Cim Pekës duke e krahasua Eduard Selamin me Eduart Ndocaj, nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të rris shpirtin opozitar tek PD që de facto ka vdekur, ose është spontan dhe i vobektë.

Po të krahasojmë Eduard Selamin me Eduart Ndocaj rezultati nuk është 1 me një 1, por:

Eduard Selami vs. Eduart Ndocaj për sukses në jetë 0 me 1

Eduard Selami vs. Eduart Ndocaj për opozitarizëm dhe frymë demokratike 0 me 1

Eduard Selami vs. Eduart Ndocaj për vizione politike 0 me 1

Eduard Selami vs. Eduart Ndocaj për popullaritet politik 0 me 1

Leave a Reply