Eskluzive- ISIS në Tiranë

Home » Aktualitet » Eskluzive- ISIS në Tiranë

By edi on November 21, 2015. No Comments

Habi dhe frikë në rrjetet sociale, publikohen të tjera foto me njerëzit e dyshimtë te unaza e madhe

Pasi Lapsi.al publikoi për herë të parë herët në mëngjes foto të disa njerëzve të dyshimtë që udhëtonin me makina në unazën e madhe të Tiranës, në rrjetet sociale janë hedhur foto të tjera.

Sic mund ta shihni, grupe njerëzish të mbuluar me rroba të zeza qëndrojnë sipër disa makinave dhe bëjne gjeste me duar.

Lëvizjet e tyre kanë shkaktuar shumë habi dhe frikë te qytetarët, po të kemi parasysh alarmet e fundit për sulme terroriste edhe në Tiranë. Nuk dihet ende se cfarë ishin këta njerëz. Se fundmi ka reaguar edhe deputetja Mesila Doda.

“Sot para makines time. Nese eshte reklame apo ndonje realizim artistik a forme tjeter arti e gjej te nje shije tejet te keqe.Tek Unaza e Re qe te çon tek TEG”, shkruan Doda ne Facebook./LAPSI.AL/

Leave a Reply