Iniciativa për qytetarin!

Home » Aktualitet » Iniciativa për qytetarin!

By edi on November 19, 2015. No Comments

deputetindocajIniciativa për qytetarin lindi si një domosdoshmëri nga momenti i marrjes së mandatit të deputetit të z. Ndocaj.

Një lum me kërkesash çdo ditë na vijnë nga qytetarët dhe kërkesat e tyre bazë janë papunësia, varfëria, mungesa e kafshatës së bukës dhe mungesa e një perspektive!

Shqiptarët dolën nga skamja në fillim të viteve ’90 dhe për shkak të një tranzicioni të zgjatur vazhduan shumë prej tyre të jetojnë në varfëri e në papunësi edhe në ditët e sotme.

Një kontribut të rëndësishëm për papunësinë ka luajtur në këto vite emigracioni, i cili ka punësuar shumë dhe ka bërë të mundur të mbajnë me shpenzime jetike anëtarët e tjerë të papunë që jetojnë në Shqipëri.

Pas 2008 për shkak të thellimit të krizës botërore, shumë vende europiane, ku kishin emigruar shqiptarët u ndodhën para vështirësive të mëdha.

Nga kjo krizë nuk mund të dilnin të paprekur edhe emigrantët shqiptarë, të cilët përballë vështirësive të reja, nuk arritën të dërgoni më para si më parë e kështu varfëria u shtua edhe më shumë në familjet shqiptare!

Sot, situata ekonomike e familjeve shqiptare për shkak të një tranzicionit të gjatë, të krizës botërore dhe disa faktorë të tjerë është shumë e vështirë e mund të konsiderohet edhe frikshme. Kemi shumë familje që nuk kanë mundësi të kenë kafshatën e gojës.

Politika është larguar nga qytetarët dhe realiteti, ku ata jetojnë.

Për këtë arsye, u mendua dhe u ideua “Iniciativa për qytetarin” që do të ndërmerret nga deputeti Ndocaj!

 

Çfarë është kjo iniciativë?

Kjo iniciativë nuk është politike, nuk ka qëllime politike. Ka për qëllim të sensibilizojë politikën për situatën ekonomike të familjeve shqiptare?

 

Ku do të operojë kjo iniciativë?

Do të operojë kryesisht në qytetin e Lezhës dhe në Qarkun Lezhë.

 

Si do operojë?

Përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe kontakteve online, ose përmes telefonit!

 

Çdo qytetarë që do të kontaktojë z. Ndocaj do të plotësojë një formularë, i cili do të bazohet mbi disa pyetje e qëllimi i formularit është për të treguar situatën e tij ekonomike, të punësimit dhe sociale e prej sa kohesh ndodhet në një situatë të tillë?

 

Ku do të dorëzohen këto formularë?

Tek kolegët e tjerë deputet e tek të gjitha insitucionet e Pushtetit Qendror dhe Vendor?

 

Qëllimi i kësaj iniciative?

-Sensibilizim

– Për të afruar politikën tek qytetari

-Gjetja e një modeli ekonomik për të shëruar plagën e varfërisë

 

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë e kështu do të bëhet e mundur që zëri i halleve të tyre të dëgjohet e të respektohet!

 

Për realizmin e kësaj iniciative së shpejti do të kthehet operative zyra e deputetit Ndocaj në Lezhë, ku do të bëhen takime të rregullta me qytetarët!

 

Leave a Reply