Jahjaga takoi nënpresidentin e SHBA-së, Biden

Home » Aktualitet » Jahjaga takoi nënpresidentin e SHBA-së, Biden

By edi on November 25, 2015. No Comments

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Zagreb me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Presidentja Jahjaga dhe nënpresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Nënpresidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Jahjaga po merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni në Zagreb.​

Ky samit, që sivjet është i katërti me radhë, është një nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane.

Biden po ashtu është ftuar në takimin e sivjetmë.

Leave a Reply