Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, njeriu që themeloi Turqinë moderne

Home » Aktualitet » Kush ishte Mustafa Qemal Ataturku, njeriu që themeloi Turqinë moderne

By edi on November 24, 2015. No Comments

 Mustafa-Kemal-Ataturk1

Mustafa Qemal Ataturku ishte një gjeneral brilant gjatë Luftës I Botërore dhe promotor i nacionalizmit turk. Pasi mundi grekët (1919-22) dhe ushtrinë e Kalifit, ristabilizoi unitetin dhe pavarësinë e Turqisë dhe themeloi Republikën (1923).

Lindur në Selanik në 1881 dhe vdekur në Stamboll në 1938 ishte i vetmi bashkë me motrën Makbule nga 6 fëmijët e Ali Rızait që mundi të jetonte gjatë. 4 fëmijët e tjerë Fatma, Ahmet, Omer dhe Nafije vdiqën në moshë nga 3 në 12 vjeç.

Reformat e tij në Turqi konsiderohen edhe sot e kësaj dite të jashtëzakonshme.

Ai anuloi kalifatin dhe vendosi organizatat religjoze nën kontrollin e shtetit. Ky i fundit u bë laik, madje për ta mbrojtur laicitetin nga çdo tentativë apo lëvizje islamike, në kushtetutën kemaliste, u sanksionua ndërhyrja e ushtrisë. Asaj iu dha e drejta me ligj të bënte grusht shteti në rast se shtetit i rrezikohej laiciteti.

Mustafa Qemali shpalli me ligj barazinë e burrit me gruan, ndaloi përdorimin e velos islamike nga gratë në ambjente publike (ligj i anuluar në vitin 2000) adoptoi alfabetin latin, futi në përdorim në Turqi kalendarin gregorian, ndaloi deri edhe mjekrën për funksionarët publikë dhe mustaqet për ushtarakët. Vetë vishej me kostume perëndimore.

Anuloi çdo ligj dhe dënim që lidhej me ligjin islamik, futi në përdorim një kod civil sipas modelit të kodit civil zviceran, por mbajti dënimin me vdekje. Legalizoi pijet alkoolike deri atëherë të ndaluara dhe depenalizoi homoseksualitetin.

Por për të garantuar vijimësinë e këtyre reformave liberale ai institucionalizoi sistemin autoritar bazuar në një parti të vetme që qëndroi në pushtet deri pas vdekjes së tij.

Paqe në shtëpi, paqe në botë – ishte deviza e tij. Megjithëse shumë larg ideologjisë marksiste, Mustafa Qemali kishte raporte shumë të mira me Leninin. Mbiemri Ataturk (babai i turqve) iu dha me vendim Parlamenti.

Mustafa Qemali vdiq nga cirroza epatike në 1938 në pallatin Dolmabahçe, në bregun e Bosforit në lagjen e njohur Beshktash të Stambollit. Kjo është një sëmundje e mëlçisë e shkaktuar edhe nga përdorimi i tepruar i alkoolit.

Leave a Reply