Laguna e Patokut, perla e turizmit shqiptar që meriton vëmendje

Home » Aktualitet » Laguna e Patokut, perla e turizmit shqiptar që meriton vëmendje

By edi on November 24, 2015. No Comments

12285983_1157047010990146_437498802_n

Laguna e Patogut e njohur si një nga perlat e bregdetit shqiptar me një karakter të veçantë në mjedisin dhe natyrën e mrekullueshme të vendit tonë.

Laguna e Patogut ka një vijë bregdetare prej 8 km dhe është ranore me shenja të dendura erozioni dhe ndryshime të shpeshta të pozicionit të vijës bregdetare. Ndërsa një fshat i quajtur i pushimeve tani ndodhet në det si shkak i derdhjes së dy lumenjve Mat dhe Ishëm dhe gërryerja e madhe e krijuar në vitet e fundit.

Laguna zë një sipërfaqe prej 400 ha dhe për të eksploruar natyrën e lagunës të zë syri një mori bimësh detare përveç peshkut që është i njohur për cilësinë dhe shumëllojshmërinë si Qejfulli, Levreku, gjuza, çafrra ngjala etj dhe një numër i gjuetarëve të zonës që shfrytëzojnë këtë zonë .Janë evidentuar dhe rezervati i Fushë Kuqes për dhelpra dhe kunadhe që tashmë nuk funksionon, por ka dhe një biodiversitet të lartë që krijon përfaqësimin e shpendëve në migrim.

Është një zonë shumë e frekuentuar tashmë së fundmi vetëm nga turizmi përfaqësuar nga disa lokale që njihen në gatimin e peshkut duke u frekuentuar dhe nga numri i madh turistësh vendas por dhe të huaj.

Ne kemi vëzhguar një mënyrë të zënies së peshkut ndryshe nga te tjerët dhe këtë fakt e ka krijuar Zef Hulaj që në vogli ka qenë dhe merakli i gjuetisë së peshkut. Në një udhëtim me varkën e tij në distancën prej 2.5 km për të dalë ne grykëderdhjen e lumit Mat do përshkonim dallgëzimet e detit teksa na dukej sikur udhëtonim nëpër ndonjë xhungël me varkën e vogël që vërtetë të jepte kënaqësi.

Në bregun e lumit Mat pranë bregdetit aty ku dhe Zefi kishte ndërtuar një mekanizëm të veçantë në ngritjen e rrjetave të peshkut.

Në rrjetat e tij do të gjenim disa lloje peshku si dhe ngjala, sigurisht dhe peshkatari Zefi do grumbullonte gjahun për tu kthyer tek lokali në pritje të mysafirëve nga Tirana. Laguna e Patokut sipas mikut tonë Zef Hulaj është e njohur dhe nga vlerat turistike gjatë gjithë stinëve sidomos dhe nga konsumimi i peshkut si më i preferuar nga tërë lagunat e bregdetit tonë. Turistët e huaj mahniten nga gatimi i peshkut por dhe preferenca e përpunimit të bukës së misrit.

Zefi do të aktivizojë dhe personalin e kuzhinës në gatimin e peshkut për vizitorët nga kryeqyteti, ndërsa ai si specialisti i kuzhinës do fillojë gatimin e peshkut sipas dhe porosisë nga të ftuarit. Gatimi me zgarë, në furrë drush, apo dhe në tigan ndodhen tek kuzhina por dhe nga llojet e peshkut nga porositë e klientëve.

Lokali i tij i bollshëm i perceptuar nga ngjyra si dhe imazhi tërheqës nga relikte janë mjaft relaksuese duke shfaqur këndshëm panoramën tradicionale.

Zefi tregon ardhjen e vizitorëve të huaj pasi ata kanë dëgjuar për relaksin që sjell laguna e Patokut dhe shija e peshkut në tërë lagunën tek lokalet e zonës. Bukuria përrallore e lagunës shija e peshkut do mbeten kujtime sikurse dhe mbresa të pashlyera. Laguna e Patogut ka edhe shumë vlera historike por më së shumti për turizmin , ndërsa është investuar në rikonstruksionin e rrugës që të sjell në këtë bregdet të mrekullueshëm si dhe mikpritjen e rezervuar nga Zef Hulaj tashmë miku ynë.

Leave a Reply