Lushnjë, zbulohen 6 dynym me kanabis në një serë, 6 në pranga

Home » Aktualitet » Lushnjë, zbulohen 6 dynym me kanabis në një serë, 6 në pranga

By edi on November 24, 2015. No Comments

sere hashashPolicia e Lushnjës ka zbuluar sot në Lushnjë 6 dynym të mbjellë me bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe arrestoi gjashtë persona për kultivimin e saj.

Lënda narkotike është zbuluar në fshatin Kadiaj, e mbjellë në një serë. Bimët narkotike kishin një lartësi nga 40-60 cm, ishin në prag të vjeljes dhe teknologjia që zbatohej për rritjen e tyre nga kultivuesit ishte e njëjtë me kulturën e domates, pasi ujitja kryhej me pika.

Serat në të cilat kultivoheshin bimët narkotike, ishin fare pranë rrugës dhe në brendësi të fshatit.

Në përfundim të operacionit antidrogë policia asgjësoi përmes djegies 12 470 rrënjë hashash.

Në prangat e policisë kanë përfunduar nga 3 persona të dy familjeve, konkretisht Ferdinand, Xhuliano dhe Mimoza Kadillari, si dhe Zenel, Hajdar dhe Alban Arapi. Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi Kristaq Kadillari.

23 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Leave a Reply