Maqedonia përfundon gardhin në Gjevgjeli

Home » Aktualitet » Maqedonia përfundon gardhin në Gjevgjeli

By edi on November 29, 2015. No Comments

 

Maqedonia, të dielën, ka përfunduar ndërtimin e gardhit me tela në kufi me Greqinë, në përpjekje për të kontrolluar hyrjen e migrantëve.

Gardhi prej tre kilometrash është ngritur nga ushtria në pikën kufitare Gjevgjeli.

Autoritetet e Maqedonisë kanë marrë vendim që të lejojnë brenda territorit të tyre vetëm ata njerëz që ikin nga vatrat e luftës.

Masat janë ashpërsuar pasi së paku dy prej militantëve që kanë sulmuar Parisin më 13 nëntor, kanë hyrë në Evropë duke u përzier me migrantë.

Përzgjedhja e migrantëve ka shkaktuar reagime dhe protesta nga ata që vijnë nga Irani, Bangladeshi, Pakistani dhe vende të tjera.

Të shtunën ka pasur përleshje të dhunshme midis migrantëve dhe policisë së Maqedonisë.

 

Leave a Reply