Meta ja bën mirë Ramës

Home » Aktualitet » Meta ja bën mirë Ramës

By edi on November 24, 2015. No Comments

 attachmentRedaksionale

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta i ka dhënë leksione morali politikë Ramës e PS.

 “Edhe në rastet kur individë të caktuar sillen në mënyrë jo-transparente, ne kemi gjetur forcën të shkëputemi nga ata. Edhe kur kemi mbështetur procesin e dekriminalizimit, nuk kemi bërë e as nuk bëjmë llogari se kë na prek e si na prek. Njerëz të cilët kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë, kanë të drejtët të kenë jetën e tyre pa asnjë diskutim, por absolutisht që ne e kemi për detyrë të ngremë standardet e përfaqësimit publik. Nuk mjafton vetëm të kesh një diplomë, apo të kesh qenë qoftë edhe i padënuar, por duhet edhe shumë më tepër se kaq, në mënyrë që të mos kemi më këtë lloj të enjte, por të kemi një të enjte tjetër për qytetarët tanë në Kuvend dhe kudo në të gjitha institucionet ku merren vendime në emër të interesit publik

Është absurde, cinike dhe e pamoralshme, kur një si Meta arrin e bën një analizë të tillë. Të gjitha rastet e korrupsionit nga nivele Ministrie e deri në nivel drejtorish apo specialistes kanë ardhur nga radhët e LSI. Megjithatë, Meta arrin të gjejë kurajën dhe forcën të akuzojë Ramës, se ky I fundit bashkë me partinë e tij po njollos bashkëqeverisjen e po bëka pis edhe LSI e konkretisht Metën.

Ne kemi drejtorë e zyrtarë të LSI, të akuzuar e të hetuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe Meta jo vetëm nuk i ka larguar, por i ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Pra, nuk është e vërtetë se kur ka individë të LSI, me problem me drejtësinë, ato largohen.

Nuk mjafton vetëm të kesh një diplomë, apo të kesh qenë qoftë edhe i padënuar, por duhet edhe shumë më tepër se kaq, në mënyrë që të mos kemi më këtë lloj të enjte, por të kemi një të enjte tjetër për qytetarët tanë në Kuvend dhe kudo në të gjitha institucionet ku merren vendime në emër të interesit publik.

Meta ka guxim të përmend edhe çështjen e diplomave. Të gjithë e dimë, duke përfshirë edhe PS, se nëse ka një parti që ka krijuar sistemin më militansteskë të punësimi, ku diploma me të vërtetë nuk ka rëndësi, kjo është pikërisht LSI. Madje, doli edhe kënga: “Kush i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta dhe LSI”.

Po ashtu Ilir Meta merr guximin të flas për kufizimin e mandateve. Kjo ishte një ndër motot më të rëndësishme e të forta që pati AK, në atë kohë, kur AK kishte burimet me të mira njerëzore, djemtë me idealistë dhe të shkolluar.

Ishte pikërisht ky Ilir Meta që me sistemin e tij të blerës së votës së qytetarit dhe votës, shkatërrojë të ardhmen e një frymë patriotike dhe shkatërroi ëndrrat e mijëra të rinjve që nuk kërkonin asgjë tjetër, veçse një Shqipëri më të mirë. Megjithatë, për sa kohë Meta gjen shesh tek subjektet e tjera politike, le te bëj përshesh.

Po ashtu, Meta thotë se askush nuk ka paguar për të hyrë në Lista. Madje në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë ka dashur të tentoi të përmend emra konkret tek PS. Të gjithë e dimë se si funksionon LSI, sa lekë të LSI qarkullojnë nëpër fushata elektorale, por askush nuk e din burimin dhe transparencën e këtyre të ardhurave.

LSI ka një metodë, që njerëzit e saj që kanë pasur poste të rëndësishme në shtet, janë pasuruar dhe kanë kandiduar për deputetë apo për kryetar bashkie. Po ashtu LSI sidomos në Veri të Shqipërisë, kanë kandiduar biznesmen që nuk kanë ardhur bota e biznesit, por që nga politikan e buxhetor janë bërë biznesmen.

Ilir Meta arrin të shkoi deri aty sa të akuzoj PS për spektaklin e shëmtuar që bëhet çdo të enjte në Parlamentin e Shqipërisë. Harron, faktin se ishte pikërisht Meta dhe LSI që ulën në Parlament një 19 vjeçare dhe lanë jashtë intelektual e kollozë të shoqërisë.

Ilir Meta, kërkon të mbaj e të rregulloi imazhin e LSI, duke ritheksuar çështjen e transparencës. Aty ku të dhemb më shumë aty është problemi. Problemi, i LSI ka qenë gjithmonë mungesa e transparencës dhe ai po përpiqet tu mbush mendjen shqiptarëve dhe ndërkombëtare se është i vendosur për transparencë.

Po ashtu, Meta merr guximin të flas për problemet ekonomike. Qesharake dhe cinike. PS ka dy vjet që bashkëqeveris me Metën dhe Meta ka 6 vjet që është në pushtet. A është moment që Meta të jap llogari për kohën e qeverisjes me Berishën, për skandalet për korrupsion. Rama përpiqet tu mbush mendjen shqiptarëve, se PS po qeveris mirë në këto dy vite, duke hedhur idenë se para dy vitesh nuk është qeverisur mirë. Meqë, Meta merr guximin të sulmojë PS e Ramën, atëherë ky i fundit në mënyrë krejt legjitime e për të qenë në transparencë me socialistët e thjeshtë, duhet të marr guximin e të thotë, se si janë qeverisur shqiptarët në kohën Meta-Berisha.

Meta për të shpëtuar vetën nga gabimet e të kaluarës, po përpiqet të shpëtojë vetën dhe atë që ai e quan Parti, por duke sulmuar Ramën dhe PS. Ky reagim i Metës është një presion real politikë kundër Ramës e LSI e për këtë arsye meriton një reagim nga Rama dhe PS. Mungesa e një reagimi do të dëmtonte imazhin e PS si dhe do të ulte besueshmërinë.

 

 

 

Leave a Reply