Ndocaj prezanton “Iniciativën për qytetarin”: të ndihmojmë familjet nën nevojë

Home » Aktualitet » Ndocaj prezanton “Iniciativën për qytetarin”: të ndihmojmë familjet nën nevojë

By edi on November 21, 2015. No Comments

12243440_1504939053133645_3475426622598138378_nMe “Iniciativën për qytetarin”, sot identifikuam një familje tjetër nën nevoje në Balldren. Kryetari i familjes se përbërë prej 5 anëtaresh, ku asnjeri nuk punon, ka takuar dje deputetin Ndocaj dhe me lot ne sy i thotë se: “nuk ka bukë në shpi, me anëtarë të familjes të sëmurë dhe prej ditësh pa drita”. Sot, Deputeti Ndocaj me shpenzimet e veta u dërgojë ca ushqime në shtëpi. Deputeti Ndocaj u prononcua se: ” jam i vetëm dhe nuk mundem të ndihmojë tre milion e gjysmë shqiptarë”. Ai tha se “Iniciativa për qytetarin”, nuk është një lëvizje politike, por iniciative për të sensibilizuar politikën për situatën e rëndë përjetojnë familjet shqiptare. “Iniciativa për qytetarin” do të përpilojë një listë me familjet nën nevojë ne Qarkun e Lezhës e do ju paraqitet institucioneve shqiptare”. Duhet të theksojmë se iniciativa do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme në zyrën e deputetit Ndocaj në Lezhë e do të marrin pjesë gazetarë e qytetarë.

Leave a Reply