Ndocaj uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, të jemi të motivuar për tu bashkuar

Home » Aktualitet » Ndocaj uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, të jemi të motivuar për tu bashkuar

By edi on November 27, 2015. No Comments

11046226_1506484089645808_9115111808422833630_nTë dashur vëllezër e motra shqiptarë, nesër është një ditë e madhe për Kombin, është 103 vjetori i Pavarësisë. Shqiptaret kane derdhur gjakun për Pavarësi, për të mbijetuar në pronat dhe në tokat e tyre. Mbijetesa e Kombit ishte e vështirë, por shqiptarët në momentet më të vështira kanë pasur burrat e duhur. … Shqiptarët patën fatin të kishin të madhin e të pamposhturin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pati fatin të kishte Ismail Qemalin, Isa Boletinin Dom Kacorrit, Iljaz Pash Dibra e mjaftë figura të shquara që kanë luftuar e kanë dhënë jetën për Kombin. Nesër është ndjesi e madhe ta festojmë e ta ngremë simbolikisht flamurin ne Lezhë, në Sheshin Skënderbeu, e vendin e Besëlidhjes. Ky 103 vjetor i gjenë përsëri shqiptarët të ndarë, por të motivuar për tu bashkuar.

Gezuar Pavarësinë!

Eduart Ndocaj, Deputeti i Qarkut Lezhë.

Leave a Reply