Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin gjendet trupi i pajetë i një 50 vjecari

Home » Aktualitet » Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin gjendet trupi i pajetë i një 50 vjecari

By edi on November 24, 2015. No Comments

Një person afërsisht 50-vjeç paraplegjik është gjetur i vdekur brenda një kanali në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë pikasur trupin e viktimës bashke me motorin e paraplegjikut brenda kanalit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Trupi i pajetë i të moshuarit, i cili ende nuk është identifikuar është nxjerrë menjëherë nga kanali dhe është dërguar në murgun e Lezhës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa nga hetimet e para të policisë dyshohet se ai ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë e problemeve patologjike është asfiksuar në ujë duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Kjo i referohet edhe faktit se në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë, ndërkohë që po punohet për identifikimin e viktimës.

Leave a Reply