Një letër miqësore për PS dhe Ramën

Home » Aktualitet » Një letër miqësore për PS dhe Ramën

By edi on November 17, 2015. No Comments

12046764_893454907402466_8668700277440843202_n

Një letër miqësore për PS dhe Ramën

Unë, nuk jam anëtarë i PS, nuk kam qenë më parë, por nuk mund të them se në të ardhmen nuk do të jem. Megjithatë, kjo nuk është çështja e kësaj letre. Unë, prej dy vitesh jam Këshilltar Politik i Deputetit Ndocaj.
Eduart Ndocaj, tashmë është publike dhe dihet nga të gjithë, se ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor të Rilindjes në 2013 edhe pse ai në renditje ishte 6. Ky fakt dëshmon, se Eduart Ndocaj nuk ishte afruar tek PS për qëllime personale pushteti, por për idealizëm dhe për dëshirën e madhe me kontribuar në ndryshimet e mëdha politike në vend.
Eduart Ndocaj, kontribuoj dhe bëri të mundur bashkë me të tjerët, që PS të ishte fituese në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe pas fitores, ai, nuk kërkojë asnjëherë asnjë privilegj personal, por thjeshtë një mirënjohje nga PS për kontributin si dhe respektimin e elektoratit të PS, që për hir të vërtetës u la në harresë. Përse u la në harresë?! Kjo tashmë dihet nga të gjithë dhe nuk është e nevojshme që të analizohet përsëri.
Radha, fati dhe proceset politike në të cilat kalojë Lezha, PS dhe politika shqiptare, në respektim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, u bë e mundur që Eduarti të marr mandatin dhe sot të jetë një ndër deputetët me të ri.
Eduart Ndocaj, mori mandatin e Lezhës, të cilin e kishte fituar moralisht dhe de facto që 23 Qershor, mori mandatin e dhënë nga socialistët e thjeshtë e të ndershëm, që menjëherë pas zgjedhjeve u lanë në harresë.
E dimë shumë mirë, se në aspektin Kushtetues, mandati i deputetiti nuk kushtëzohet nga marrëdhënia politike e nga spektri politik. Pra, me marrjen e mandatit, që e mori për shkak të proceseve politike, dorëheqjeve, Eduarti mund të qëndronte i Pavarur, mund të shkonte tek PD, LSI dhe nuk e kishte të obliguar të rikthehej tek PS, apo tek Grupi Parlamentar i PS!
PS, nuk kishte të drejtë as morale e as politike që të kërkonte rikthimin e Ndocaj tek PS, sepse ishte vetë PS që u tregua mos mirënjohëse me Eduartin dhe që e braktisi atë menjëherë pas fitores së 2013.
Megjithatë, Eduarti me një akt burrërie në shenjë respekti për votat e socialistëve të ndershëm të 2013, deklarojë se nuk mund të tjetërsonte mandatin, sepse atë mandat ai e kishte marrë si kandidat i PS dhe për këtë arsye ai e shikonte si obligim për t’i përfaqësuar ata, por jo vetëm ata, sepse Eduarti në fjalimin e tij të parë në Parlament ka thënë se do të përfaqësojë çdo qytetarë, pa e parë në sy nëse është i majtë, i djathtë, i pasur apo i varfër.
Me aktin e ruajtjes së mandatit të PS dhe me pjesëmarrjen e tij në Grupin Parlamentar të PS, ai dëshmojë dhe i dha një sinjal të qartë Ramës e PS, që për hir të votuesve socialistë, të socialistëve të thjeshtë, duhet të bashkëpunojmë së bashku, të fillojmë një fillim të ri dhe të harrojmë të kaluarën.
Pra, Eduart Ndocaj,i dha shansin PS dhe Ramës që të besojnë politikisht tek Eduart Ndocaj dhe se ky i fundit ka qenë gjithmonë socialistë dhe u ka qëndruar gjithmonë pranë socialistëve të ndershëm.
Eduart Ndocaj, PS dhe Ramës i dha një shans të dytë për një fillim të ri besimi e bashkëpunimi e këtë e bëri me rastin e vizitës që Rama bëri vetëm pak ditë me parë në Dajç dhe në Lezhë. Eduarti nuk hezitojë ta takojë e ta shoqërojë Ramën në Dajç e në Lezhë në prani edhe të opinionit publik dhe ky ishte një sinjal i qartë publik, se Eduart Ndocaj, për hir të elektoratit të PS, të Lezhës është i gatshëm të bashkëpunojë në një projekt të ri politik të Lezhës.
Takimi i Ramës në Lezhë ishte një dështim i qartë. E ky dështim ishte për dy arsye. Së pari, Rama dëshmojë publikisht se nuk largohet dot nga e kaluara e ky është një problem i madh i Ramës. Së dyti, kur Rama fillojë të fliste rreth 15 persona u larguan nga salla dhe mbeten vetëm ata që ishin drejtues seksionesh apo grup-seksionesh. Ajo që u re ishte se fillim e mbarim nuk kishte asnjë pikë entuziazmi në sallë.
Rama, u kërkojë llogari të pranishme se PS nuk i kishte punët mirë në Lezhë, por Rama ndoshta harronte se ishte pikërisht Selia e PS në Tiranë e politikat e saj fajtore për situatën sot në Lezhë. Në takimin e Ramës në Lezhë në panel kryesor kishim Edi Ramën, Lindita Nikolla dhe Olsi Manaj, deputet i Qarkut Dibër. Pra, në takimin e Lezhës, i vetmi deputet i PS, që nuk u respektua si duhet, simboli i fitores të 2013 ishte Eduart Ndocaj. Si mund të pretendohet fitorja e PS në Lezhë me një deputet nga Dibra dhe me një Ministre që mbulon dy qarqe e realisht nuk mbulon asnjërin për shkak të angazhimeve institucionale si Ministre.
Situata, politike e PS në Lezhë, le shumë për të dëshiruar, si në format ashtu edhe në burimeve njerëzore. Nëse, vazhdohet kështu siç është situata sot, PS në Lezhë del forca e katër. Zgjedhjet po vijnë dhe PS ka nevojë për të qenë mirënjohëse për kontribuuesit e 2013 si dhe duhet të hap dyert për prurje të reaj. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme, se PS duhet të largohet nga e kaluara.
PS dhe Edi Rama kanë mundësi për tu rikuperuar politikisht me Eduart Ndocaj, ky e fundit e ka bërë dy herë publikisht hapin e tij, tani i mbetet Ramës e PS të bëjnë hapin e tyre. Sa më shumë kalon koha në një mjegulli politike aq më keq është për të ardhmen politike të PS në Lezhë.
Nga Alban Daci, Këshilltar Politik i deputeti Eduart Ndocaj

Leave a Reply