Për një politikë ndryshe

Home » Aktualitet » Për një politikë ndryshe

By edi on November 9, 2015. No Comments

11150168_503885463112097_1377119580115677385_nEditorial nga Eduart Ndocaj

Këto ditë përmes euforisë mediatike dhe vetëdijes politike për atë që tashmë përfaqësoj kam vizituar qytete të ndryshme të Qarkut Lezhë, kam takuar shumë qytetarë, hallexhinj që më kanë kërkuar ndihmë, më kanë përgëzuar e me kanë mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.
Gjatë vizitave të bëra nëpër qytetet e Shqipërisë, gjithnjë e më shumë bindem se politika shqiptare është e sëmurë e kjo sëmundje nuk ka filluar në 2013, por është e hershme.

1. Ajo që vihet re është fakti, se politika shqiptare është distancuar shumë nga jeta reale dhe nga problematikat e qytetarëve. Është e vështirë të gjesh apo të takosh ndonjë kolegë politikanë në mjedise të thjeshta e të përbashkëta të jetësh qytetare. Politika shqiptare duket sikur ka krijuar një kështjellë rreth vetës e nuk donë t’ia di për banorët që jetojnë jashtë mureve të saj. Nuk ka politikë pa përfaqësim qytetarë dhe pa përfshirjen e qytetarëve. Ndoqa me vëmendje debatet në Parlament për politizimin e shoqërisë civile. Shumica e këtyre fjalimeve mu dukën boshe dhe mbahesh pikërisht nga ata kolegë të Parlamentit që kanë 20 vite që i kanë humbur kontaktet me qytetarët. Mendoj dhe jam i bindur se shoqëria shqiptare nuk është e politizuar ashtu siç pretendohet, por ajo është e izoluar në habitatin e saj pikërisht nga politika.

2. Shqipëria sot, për fat të keq nuk ka një alternativë opozitare. Dikush mund të më thotë Eduart, po ç’të duhet Opozita tashmë që je në Parlament. Nuk ka demokraci të shëndosh pa një Opozitë të shëndosh. Opozita shqiptare duket sikur merret me thashetheme dhe me problemet e saj të brendshme e për këtë arsye nuk është e interesuar për të qenë një alternativë qeverisëse, por thjeshtë për të qëndruar në radhe me shpresën se një ditë do të marr pushtetin.

3. Politika konfliktuale e këtyre 20 viteve është një sëmundje tjetër e rëndë. Në këto 20 vite nuk kemi pasur kompromise për çështje madhor siç janë zhvillimi ekonomik, modeli urbanistik, turizmi, arsimi, drejtësia, zgjedhjet e në fund vetë demokracia. Kjo politikë shterpë nuk ka prodhuar asgjë pozitive për jetën e shqiptarëve dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Kjo politikë nuk ka më perspektivë e nuk na shpie në asnjë vend. Politika shqiptare duhet të qëndroi larg nga spektaklet e turpshme të Parlamentit në çdo të enjte. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe jo teatër qesharak.

Secili prej nesh e ne të gjithë së bashku kemi mundësi e duhet të kontribuojmë për ta shëruar politikën shqiptare. Unë, Eduart Ndocaj do të jam kontributin tim e do të angazhohem për një politikë më përfaqësuese, më të shëndetshme e në shërbim të qytetarëve.

Vetëm dy vite kanë mbetur nga mbarimi i kësaj legjislature. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë një zgjidhje, por janë një humbje kohe. Zgjedhjet e parakohshme vetëm do të ndryshonin aktorët e politikës në shërbim të atyre që nuk jetojnë dot pa pushtet, por nuk janë garanci për shumë procese të rëndësishme në të cilat është përfshi Shqipëria siç janë reformat e mëdha duke përfshirë dhe Kodin Zgjedhor, po ashtu edhe për procesin e Integrimit Europian.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë një zgjidhje, por PS duhet të jetë e përgatitur për një situatë të tillë politikë, porsa ka kohë ka shumë zhurmë në sallonet e medieve e të politikës. PS duhet të rifilloi riorganizimin e strukturave në Qarqe.
Në Veri, PS ka nevojë për një riorganizimin thelbësor dhe për të promovuar ata socialistë që kanë kontribuar e janë të gatshëm për të kontribuar në nivelet e ndryshme drejtuese. PS, duhet të aplikojë formulën e të deleguarve nga Tirana, por këta nuk duhet të jenë gjeneral që vendosin si duan e kur duan pa marrë parasysh kërkesat e bazës.

Fryma Demokristiane tek PS e sidomos në Veri është shumë e domosdoshme. Filozofia demokristiane ashtu siç e kam theksuar është një ndër filozofit më të madh të bërjes së shtetit dhe të themelimit të Europës së Bashkuar.
Unë, Eduart Ndocaj, jam i gatshëm të marr angazhimet e nevojshme e të duhura për të kontribuar në riorganizimin e PS në Qarkun Lezhë e jo vetëm kaq.

Angazhimi im do të ishte në shërbim të Frymës Demokristiane brenda PS, për më tepër që PDK e PS janë në një koalicion politik. PS duhet të jetë e hapur për prurje të reja dhe për angazhime të reja që duan të kontribuojmë në procesin politik dhe në riorganizimin politik të strukturave nëpër rrethe.

Koalicioni aktual i qeverisë ka mundësi për të dhënë më shumë për një qeverisje model, por duhet të ketë më shumë kurajë për të guxuar.
PS ka mundësi për të dhënë shumë më shumë më shumë për një Shqipëri Europiane.
PS ka filluar ti rikthehet bazës e ky është një sinjal shumë i mirë. Shqipëria ka nevojë për PS dhe kjo e fundit sot për sot është kantieri më i madh i politikës shqiptare dhe për këtë nuk mund të ketë dyshime.

Çdo socialistë pavarësisht nga niveli përfaqësimit dhe hierarkia ka mundësi për të dhënë më shumë për Shqipërinë evropiane.

 

Leave a Reply