Pjetër Matusha, një jetë me lahutën

Home » Aktualitet » Pjetër Matusha, një jetë me lahutën

By edi on November 23, 2015. No Comments

12277139_1156558704372310_662404345_nRapsodi Pjetër Matusha nga Kurbini i njohur tashmë si ndër instrumentistët e shquar në karrierën e tij disavjeçare. Nga mosha 13 vjeçare Pjetër Matusha kërkonte të ndiqte hapat e gjyshit të tij pasi instrumenti i tij lahuta do t’i linte mjaft mbresa nipit.

Ndaj djaloshi ndonëse me moshë shumë të re kërkonte të mësonte instrumentin. Këmbëngulja e tij ja arriti qëllimit duke përvetësuar veglën muzikor, e cila ishte shumë e njohur në trevat veriore të vendit.

Pjetri arriti ta përvetësojë mrekullisht lahutën duke u bërë shumë i njohur në disa zona nga krahinat e veriut. Do të këndonte me grupet artistike nga disa ndërmarrje të duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve.

Kjo do t’i mjaftonte artistit tashmë pa titull, pasi do të zbulohej çështja biografike e djaloshit i padëshirueshëm për sistemin.

Pjetrit do t’i frenohej paksa udhëtimi i tij si rapsod dhe interpretues, ndonëse lahuta e tij nuk reshti në gëzimet familjare.

Pas viteve 90 do të hapje drita jeshile dhe rapsodi tashmë do të ngjitej arenave të festivaleve folklorike si në atë të Gjirokastrës dhe Beratit. Repertori i tij do të bëhej i njohur në tërë vendin me lahutën e tij të famshme.

Emocionet janë të pakufijshme për rapsodin kurbinas Pjetër Matusha nga emocionet që sillte ai në tribunat e festivaleve folklorike.

Pjetër Matusha ka fituar titullin ” Nderi i Qarkut të Lezhës” për meritat e tij të shquara si rapsod dhe instrumentist.

Tekstet e tij numërohen me qindra gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, por meraku që rapsodin e shqetëson teksa është propozuar në dhënien e titullit ” Mjeshtri i Madh” dosje e cila ndodhet prej dy vitesh në zyrat e presidencës.

Janë meritat e shquara të këtij artisti me një karrierë plot 57 vjeçare në muzikë duke formuluar tërë tekstet e këngëve.

Këngët e tij janë nga të gjitha zhanret ndërsa ka krijuar enkas këngën për shenjtorin e Botës Papa Françiskun pas largimit nga Shqipëria.

Koncertet e tij në disa qytete të vendit janë të panumërta ndaj meritat e tij janë të larta duke e merituar një titull të lartë një artisti si Pjetër Matusha.

Një tjetër dëshmi e qartë për vlerat e artistit kurbinas Matusha mban dhe nga trashëgimia Kulturore në Unesko të Francës ku pritet të vlerësohet nga ky institut.

I ftuar dhe nga disa madia audiovizive të vendit instrumenti i tij dhe këngët e tij nuk reshtin asnjë çast. Mbase Pjetër Matusha do të nderohet me titullin e lartë në 70 vjetorin e lindjes së tij, pas disa muajsh ky burrë i urtë dhe i qeshur ashtu si vetë kënga.

Leave a Reply