SHBA i jep të drejtë Turqisë: Avioni rus u paralajmërua 10 herë

Home » Aktualitet » SHBA i jep të drejtë Turqisë: Avioni rus u paralajmërua 10 herë

By edi on November 24, 2015. No Comments

SHBA ka reaguar pas incidentit të mëngjesit të sotëm, kur ushtria turke rrëzoi një avion rus. Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren ka thënë për mediat se avioni rus u paralajmërua 10 herë përpara se të qëllohej.

“Kemi mundur ta dëgjojmë atë që ka ndodhur. Komunikimi është zhvilluara nëpërmjet kanaleve të hapura”, ka thënë Warren.

Zëdhënësi i Pentagonit konfirmoi deklaratat e palës turke për paralajmërim të pilotëve rusë. Incidenti i mëngjesit ka rritur tensionin mes Rusisë dhe Turqisë. Kjo e fundit ka thirrur sot një takim të NATO-s për të diskutuar atë që ndodhi. Pala ruse deklaroi se ky incident tregon mbështetjen që Turqia po i jep ISIS. Pas avionit, në kufirin turko-sirian u qëllua edhe një helikopter rus, por nuk pati viktima./LAPSI.AL/

Leave a Reply