Shëngjin, gjendet i pajetë peshkatari

Home » Aktualitet » Shëngjin, gjendet i pajetë peshkatari

By edi on November 21, 2015. No Comments

peshkatariNjë peshkatar është gjetur i mbytur në Kënetën e merxhanit në zonën e Kunes në Shëngjin. Viktima Viktor Gjergji 49-vjeç nga Shëngjini kishte dalë për të peshkuar që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, por nuk është rikthyer në shtëpi. Humbja e kontakteve me të ka vënë në alarm familjarët e tijë të cilët kanë njoftuar policinë. Këta të fundit janë vënë në lëvizje menjëherë, duke kontrolluar zonen ku kishte dalë për peshkim 49-vjeçari, duke e gjetur atë të mbytur në ujërat e lagunes. Trupi i viktimes është nxjerrë menjëherë nga uji dhe është dërguar me autoambulancë në murgun e Spitalit të Lezhës. Duke ju referuar faktit se thellësia e ujit ku është gjetur viktima nuk ishte më shumë se 70 cm, dyshimet e para janë se ai mundur të ketë gjetur vdekjen si pasojë e ndonjë ataku kardiak. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko ligjore në trupin e viktimës e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tijë. 49-vjeçari Viktor Gjergji e kishte pasion peshkimin dhe shpesh herë peshkonte në mënyrë amatore në lagunën e Merxhanit në Lezhë.

Leave a Reply