Socialistët nuk pranuan hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ, LSI abstenon

Home » Aktualitet » Socialistët nuk pranuan hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ, LSI abstenon

By edi on November 24, 2015. No Comments

Socialistët vendosën të mos pranojnë hetimin ndërkombëtar për aferën e CEZ.

Gjatë mbledhjes së Komisionin e Ligjeve ata votuan rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike. Deputeti i LSI, Petrit Vasili abstenoi.

Për demokratët, vota kundër hetimit ndërkombëtar të aferës së CEZ, është vendim politik.

“Nën akuzë është Ilir Meta. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund kësaj çëshjtjeje” tha Oerd Bylykbashi.

Propozimi i PD ishte që grupit hetimor t’i bashkangjiten hetuesit e huaj. Në përfundim të hetimeve, Prokurori i Përgjithshëm duhej të çertifikonte proçesin me firmën e tij.

Vota e PS nuk ishte e papritur, pasi kryeministri Rama e kishte paralajmëruar këtë publikisht kohë më parë. Por ajo që bie në sy është vota e LSI, pasi edhe Ilir Meta ishte shprehur pro një hetimi ndërkombëtar, në kohën kur u vu në shenjestër të akuzave të opozitës. / Lapsi.al

Leave a Reply