Terrorizmi në portat tona

Home » Aktualitet » Terrorizmi në portat tona

By edi on November 21, 2015. No Comments

75837_414309235317038_1057577862_nShumë muaj më parë kam shkruar, se Shqipëria është vendi me potenciale të larta për tu goditur nga terrorizmi. Madje, kam rreshtua edhe arsyet se pse. Kohët e fundit në Shqipëri terrorizmin duan ta lidhin me besimin fetar. Terrorizmi nuk është pasojë e besimit fetar, por është një strategji moderne gjeopolitike që përdor besimin fetar për qëllime të mirëfillta gjeo-strategjike.

Disa herë e kam thënë e dua ta përsëris, se që nga Shpallja e Pavarësisë, besimi fetarë shqiptar është përdorur nga vende që kanë interesa territoriale kundër Shqipërisë. Kjo ka bërë që besimi fetar shqiptar të jetë në trysni të vazhdueshme për të mos qenë në traditën shqiptare e në shërbim të brumit social shqiptar.

Ky lloj terreni në kohën e një terrorizmi ndërkombëtar me qëllime gjeostrategjike, por që përdor fenë për të arritur qëllime konkrete nuk është e vështirë                 që Shqipëria- për shkak të përbërjes së popullsisë, pozitës gjeografike, trekëndësishi që Lidh Europën me Azinë dhe Afrikën- të jetë e rrezikuar drejtpërdrejtë nga aktet terroriste.

Një arsye tjetër për të besuar se pse Shqipëria rrezikon nga terrorizmi është fakti se disa nga teologët që veprojnë sot, vijnë nga shkollat e vendeve që janë të përfshira në konflikt mes ISIS nga njëra anë e diktatorëve apo ish diktatorëve nga ana tjetër. Këta, teologë duke qenë të prekur emocionalisht nga ngjarjet e vendeve ku kanë studiuar e duke predikuar qëndrimet e vendeve që janë në konflikt, rrezikojnë që të predikojnë dhe ta promovojnë terrorizmin si një formë hakmarrje apo “drejtësie”.

Shqipëria, po ashtu në këto vite ka treguar se ka probleme për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend. Po ashtu, mjetet që Ushtria dhe Forcat e Rendit kanë në dispozicion lënë për të dëshiruar, duke pasur parasysh se ISIS apo format e tjera të terrorizmit modern janë shumë të avancuara në strategji, teknikë, pajisje e mjete të tjera të domosdoshme.

Sot, Shqipëria, Tirana e shumë akse rrugore ishin të blinduara me forca të shumta. Po ashtu në disa portare online po qarkullojnë ca foto të frikshme të bëra sot tek Unaza e Tiranës, ku njerëz të veshur me burka janë mbi makina, filmime të ngjashme e të njëjta me ata që jemi mësuar t’i shikojnë në Siri e t’i quajmë ISIS.

Tani në këtë rast ka dy gjëra. Së pari, ndoshta ne po e ekzagjerojmë dhe po duam të jemi si Europa, duke dëshmuar se ne jemi vend strategjik e po na sulmon ISIS. Së dyti, ndoshta situata është me të vërtetë kritike sipas informacioneve të shërbimeve sekrete aleate dhe shërbimeve tona e qytetarët nuk dinë asgjë.

Një gjë është e sigurt, për shkak të pozicionit gjeografik, lidhjeve të tjera e shumë faktorëve, terrorizmi është në portat tona. Megjithatë, shpresoj e dëshiroj shumë që Shqipëria të mos bëhet pjesë e skenarëve të frikshme si Parisi.

Nga Alban Daci

Leave a Reply