Thirrje: Deputetët e ministrat, rrogën e këtij muaj ta dhurojnë për Kristi Mazes, 10 vjeçarit të sëmurë

Home » Aktualitet » Thirrje: Deputetët e ministrat, rrogën e këtij muaj ta dhurojnë për Kristi Mazes, 10 vjeçarit të sëmurë

By edi on November 15, 2015. No Comments

kristi-mazeJam sensibiluar plotësisht me rastin e vogëlushit, Kristi Mazes, i cili është shume sëmurë e ka nevoje për një trapiante. Ai na ka bere thirrje publikisht për ta ndihmuar. Madje i ka bere thirrje Kryeministrit: “Xhaxhi Edi me ndihmo te lutem”.
Kemi lajme të mira:

Kapelja ime është shitur.
Po loboj me miq të tjerë biznesmen për të kontribuar me të holla.
Po ashtu nesër mbrëma po organizoj një darkë me artistët me të mirë lezhjanë e jo vetëm e të hollat që do të mblidhen do të shkojnë për Kristin.
Shuma që duhet për ta shpëtuar Kristin është rreth 150 milionë lekë të vjetra.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi deputetë dhe ministrave që rrogën e këtij muaj ta dhurojnë për Kristin. Kanë 20 vjet që vetëm marrin nga populli dhe nëse dhurojmë vetëm një herë për një kauzë madhore nuk bëhet nami

Eduart Ndocaj

Leave a Reply