Tonin Uldedaj, Shëngjini do të jetë i pastër gjatë gjithë vitit

Home » Aktualitet » Tonin Uldedaj, Shëngjini do të jetë i pastër gjatë gjithë vitit

By edi on November 23, 2015. No Comments

12282905_1156568521037995_628037425_nAdministrata e vendore e Shëngjinit dhe nxënësit e shkollave janë bërë pjesë e fushatës ndërgjesuese për mbajtjen pastër të zonës bregdetare, ndërsa kanë larguar edhe ato pak mbetje të krijuara nga baticat e detit. Edhe pse mbeturinat në bregdet dhe në qytetin e Shëngjinit janë të pakta si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme që kjo njësi administrative ka ndërmarrë kohet e fundit, sensibilizimi i banorëve, vizitorëve dhe turistëve është i nevojshëm ka deklaruar kreu i kësaj njësie Administrative Tonin Uldedaj.

Sipas tij zonat turistike kanë nevojë të jenë te pastra, ndaj kjo njësi administrative ka siguruar Uldedaj, do të vijojë me këtë intensitet edhe jashtë sezonit turistik të verës. “Aksioni i sotëm ishte thjesht një sensibilizim për banoret, turistet dhe vizitorët që vizitojnë Shëngjinin gjatë kësaj periudhe që t’u tregojmë që ambienti duhet të mirëmbahet, kjo duke ju referuar faktit se jemi një zonë turistike dhe pastërtia duhet të jetë në çdo periudhe të vitit.

Unë, do ti garantoj të gjitha ata që vizitojnë Shëngjinin se pastrimi nuk do të jetë vetëm në sezonin turistik por në 12 muajt e vitit. Nga ana jonë pastrohet e gjithë zona çdo ditë dhe çdo kush që do të vizitojë Shëngjinin edhe në këtë periudhe do të relaksohet nga ajo që ju ofrohet” u shpreh Administratori i Shëngjinit Tonin Uldedaj Nisma e ndërmarrë nga Njësia Administrative e Shëngjinit për pastrimin e territorit, vjen si pjesë e fushatave ndergjegjsuese të zhvilluara prej sajë, ndërsa ka si fokus prezantimin e një ambienti të pastër dhe të përshtatshëm për të gjithë vizitoret duke tentuar rritjen e numrit të turistëve.

Leave a Reply