Vatra shqiptare etnike feston Pavarësinë në Kurbin

Home » Aktualitet » Vatra shqiptare etnike feston Pavarësinë në Kurbin

By edi on November 29, 2015. No Comments

12319462_1159591714069009_287851079_nNë kuadrin e ditës Kombëtare të 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë grupi ” Vatra Shqipëtare Etnike” e themeluar në Kurbin ka organizuar veprimtari artistike. Në një atmosferë mjaft të gëzuar pjesmarrësit kanë sjellë në këtë aktivitet emocionues mbresa dhe kujtime nga trevat shqiptare!. Me ndjenjën e patriotizmit dhe të atdhetarisë, në ditë e shënuar të Pavarsisë pjesmarrësit kanë referuar ngjarje historike që rrjedhin nga simboli i Flamurit Kombëtar! Ajet Osmani organizatori i këtij aktiviteti si dhe kryetari i grupit me ndjenja Kombëtare si dhe patriotike për gazetën ka theksuar se kjo veprimtari është e para e këtij lloj, ndaj ndjej kënaqësi nga pjemarrja nga tërë diaspora që është dëshmi e qartë e bashkimit. Do mbetet ndër kujtimet më historike në veprimtaritë e këtij karakteri Kombëtar. Ndërsa miqtë e ardhur nga Kosova, Maqedonia si dhe nga emigracioni kanë pëshëndetur organizatorët dhe iniociativën e në krijimin e grupit patriotik ” Vatra Shqiptare Etnike”. Ky takim do t’i paraprijë një tjetër ngjarje po aq historike si kjo e themelimit të shtetit kosovar, takim ku Vatra Shqiptare Etnike do t’i bashkohet manifestimeve në ditën e 17 shkurtit në Prizren.

Leave a Reply