9 kg kokainë nga Hollanda, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Home » Aktualitet » 9 kg kokainë nga Hollanda, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

By edi on December 26, 2015. No Comments

kokaineAutoritetet greke në Portin e Patras kanë sekuestruar një sasi prej 9 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë. Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në afërsi të kufirit belgo-hollandez nga një 24-vjeçar shqiptar, tashmë i arrestuar prej autoriteteve, dhe në bordin e një kamioni të ngarkuar me medikamente, do të dërgohej nëpërmjet portit të Patras në tregun e narkotikëve të Athinës.
Policia që kishte informacion për trafikun e lëndës narkotike, pasi skanoi kamionin në skanerin e doganës së Patras, sapo ai zbriti nga trageti i linjës Itali-Greqi, mundi të gjejë të fshehura në kabinën e kamionit pakot e drogës. Menjëherë janë arrestuar në Athinë, edhe pronari grek i kamionit 45 vjeç dhe dy shtetas shqiptarë 28 dhe 39 vjeç si bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike.
Policia greke thotë së në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përveç kokainës, edhe 2 pistoleta, 95 fishekë,30.000 euro kesh, një kamion frigoriferik, 3 auto vetura,11 celularë dhe 1 tablet. Droga e sekuestruar kalon vlerën e 400.000 euro.

Leave a Reply