Ambasadori Lu, samurai i fundit i drejtësisë

12341051_929422987138991_1798998533480757463_n

Nga Alban Daci

Reforma në Drejtësi padyshim është një ndër proceset më delikate, por edhe më i rëndësishmi pa të cilin nuk mund të ketë shpresë për një ndryshim rrënjësor një sistem.

Shqipëria e dalë nga rënia e Regjimit kishte nevojë emergjente për një reformë të menjëhershme.

Ndryshimet do të ishin të menjëhershme që tek përfshirja e lirive të drejtave themelore, për pluralizmin politik, për lejimin e mbrojtjen e pronës si dhe për të mënyrën se si duhet të përshtatej Pallati i Drejtësisë me sfidat e reja.

Nevoja ishte aq emergjente, sa më domosdoshmëria ishte më e madhe se cilësia e reformës.

Pra, Shqipëria vazhdojë me vrullin e sasinë e ligjeve që ishin emergjente për proceset e reja dhe ky vrull e kaplojë Shqipërinë për gjithë kohën e tranzicionit.

Po ashtu Shqipëria kishte nevojë urgjente për juristë të rinj, për noterë të rinj e për avokatë të rinj. Shqipëria kishte një trashëgimi të vogël në këtë drejtim e për këtë arsye institucionet e kohës u detyruan të krijonin edhe shkolla apo kurse 6 mujorësh për të zëvendësuar xhelatët e Regjimit me juristë e rinj që kishin e do të mbanin në xhep nenet e lirive e të drejtave të njeriut.

Proceset e reja në të cilat ishte përfshirë Shqipëria, si Procesi i Integrimit kërkonin standarde të reja e serioze në shumë fusha, por më së shumti me drejtësinë, sepse Shqipëria duhet të përshtate legjislacionin e saj me atë BE, kush i themeltar për tu integruar.

Vullneti politik- Shqipëria ka një tranzicion të karakterizuar me konflikte të rënda politike Pozitë-Opozitë- ka munguar vazhdimisht për të bërë një reformë thelbësore, serioze e cilësore.

Duhet të theksojmë se reforma në Drejtësi kishte probleme me dy klasa me klasën e vjetër që nuk e kërkonte, se humbiste privilegjet politike e jo vetëm si dhe klasa e re politike që kërkonte një reformë të re, por të personalizuar për të krijuar mekanizma të rinj për të mbrojtur privilegje foshnjore.

Kjo ka bërë që reforma në Drejtësi të mos kishte sukses e të mos ishte asnjëherë e plotë.

Pra, reforma në Drejtësi ka qenë gjithmonë e pjesshme dhe e kujdesshme duke konkluduar me mos ndryshim rrënjësor të estabilishmentit. Pra, kishte pak shpresa për të bërë një reformë thelbësore e rrënjësore që do të ndryshonte sistemin e do të ofronte mundësitë e një modernizimi serioz.

Koha e mjaftësisht e gjatë e një tranzicioni, implementimi i thellë i proceseve të integrimit të Shqipërisë, zhgënjimet e vazhdueshme të ndërkombëtare për ndryshime dhe procese konkrete të modernizimit të Shqipërisë, krijuan rrethana të reja në ditë e sotme për të folur seriozisht për Reformën në Drejtësi.

Pra, siç theksuam pamundësia e një konsensusi politik të brendshëm të Shqipëri për reforma të rëndësishme si ajo e Drejtësisë, proceset thelbësorë të integrimit Euro-Atlantik si dhe rëndësia e një stabilitetit politik të Shqipërisë për paqen në Rajon kanë bërë tashmë që shumë seli diplomatike të rëndësishme të Perëndimit nga role këshilluese të kalojnë në role konkrete intervenuese e deri diku edhe obliguese.

Një rol të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi pa dyshim po luan ambasadori LU, i cili sot ka deklaruar si më poshtë për këtë proces:

“Shenja më e sigurt që kjo reformë do të jetë një sukses është se, disa njerëz të pushtetshëm në Shqipëri kanë frikë, kanë frikë se do të humbasin vendin e punës dhe të ardhurat e pista. Por kanë frikë edhe se mund të përfundojnë në burg. Ndoshta duhet të kenë frikë. Kam besim se, si rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj të madh, në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor”.

Nga ndërhyrjet e vazhdueshme të drejtpërdrejta të bëra publikisht e pa dorashka nga ambasadori Lu, kuptojmë dy gjëra:

Proceset në të cilat është përfshirë Bota, Europa e Rajoni që kanë të bëjnë me terrorizmin e sigurinë ka bërë të mundur rritjen e interesit të SHBA për reforma që janë të domosdoshme.

Shqipëria është një vend, ku kryqëzohen shumë rrugë të rëndësishme që kanë të bëjnë me terrorizimin ndërkombëtar, madje edhe buletini i Institutit Italian të Politikave të Jashtme ka bota një analizë, ku dëshmon potencialet e mundshme të Shqipëri si një vatër të prodhimit e përhapjes së terrorizmit.

Terrorizmit luftohet vetëm me reforma të rëndësishme në Drejtësi dhe me forcimin e Shtetit të së Drejtës e për këtë arsye SHBA janë të vendosura që Shqipëria ta bëj këtë proces. Po ashtu, një rol të veçantë po luan edhe lidershipi e karizma e ambasadorit Lu, që është krejt i ndryshëm me natyrën e ambasadorëve të fundit të SHBA të akredituar në Shqipëri. Ambasadori Lu, është me siguri “samurai” i fundit, i cili ka për qëllim për të bërë procesin e e rëndësishëm të Reformës të Drejtësisë.

Roli i Lu dhe guximi i vazhdueshëm i tij janë e do të jenë thelbësor që Shqipëria të arrij të modernizojë sistemin e Drejtësisë. Pozita si rrallë ndonjëherë duket se e ka marr seriozisht Reformën në Drejtësi. Ky proces është në hapat e para të tij, por e ka nisur mbarë me ndryshimet Kushtetuese që kanë të bëjnë me dekrimalizimit. Ndërsa, Opozita vazhdon të jetë skeptike në lidhje me proceset e kësaj reforme. Megjithatë, trysnia është e forta nga ndërkombëtar e kjo ka bërë dhe po bën të mundur që Opozita pas deklaratave politike, në momentet finale të ulet dhe të votojë propozimet. Pra, për shembull dekriminalizimi u votua me 131 vota.