Arrestohet infermieri i ambulancës, la vetëm pacientin që ndërroi jetë

Një infermier i spitalit të Lezhës u arrestua i akuzuar për shpërdorim detyre. Klodian Dushkaj, 31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë u vu në pranga pasi një pacient humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë. Ngjarja ndodhi ditën e hënë gjatë transportimit me autoambulancë të pacientit me iniciale G.B. 78 vjeç  nga Spitali i Lezhës për në QSUT-në e Tiranës.. dyshohet se infermieri nuk ka qëndruar në një vend me të sëmurin, por në kabinë me drejtuesin e mjetit, duke mos mbajtur nën mbikëqyrje mjeksore, shtetasin e sëmurë, i cili më pas ka gjetur vdekjen. Për ngjarjen ka reaguar edhe spitali i Lezhës sipas të cilit, infermieri ka qenë korrekt me detyrën. Gjithsesi çështjen tani po e ndjek Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.