Balla: Për Vit të Ri do nxjerr foton e Berishës me Enverin në shtëpinë e tij

balla1-300x170Deputeti socialist Taulant Balla, ka thënë se për Vit të Ri do nxjerrë disa fotografi të Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës.

“Do nxjerr për Vitin e Ri dhuratë fotografitë e Sali Berishës me Enver Hoxhën dhe fëmijët, në shtëpinë e tij”, u shpreh Balla në emisionin Opinion.

Ai reagoi pas deklaratës së Aldo Bumçit, i cili tha se kryeministri Rama ka qenë prezent në disa aktivitete ku është shfaqur edhe foto e Enver Hoxhës.