Dekriminalizimi është një farsë!!!

tmp_23623-received_10217583911809642100638507Procesi i dekriminalizmit është krejt një farsë dhe Shqipëria po hyn në një proces shumë të rrezikshëm të instalimit të mafies në këtë vend. Të gjithë ata që janë denoncuar me probleme të renda penale dhe që kanë mbajtur poste më të larta institucionale vazhdojnë të jenë pjesë e politikës, sponsor të politikës dhe të kenë takime të rregullta me politikanë. Shpresoj dhe uroj shumë që SHBA të kenë një vëmendje të madhe në procesin e dekriminalizimit dhe të mos bien pre e manipulimeve e të spektakleve që bën politika shqiptare për fasadë. Shqipëria po hynë në një rrugë pa kthim dhe drejt një procesi të rrezikshëm mafioz që nevojitet për proceset politike brenda subjekteve politike si dhe në një situate të re të mundshme të zgjedhjeve të parakohshme. Po hedh alarmin se Shqipëria është drejt një humnere të rrezikshme. Nuk dua të bëj panik, por shpejt do e kuptojnë shqiptarët se në çfarë situate ndodhet vendi dhe çfare na pret. A. Daci