Dekriminalizimi, komisioni miraton ndryshimet kushtetuese

Dekriminalizimi, komisioni miraton ndryshimet kushtetuese

Ndryshimet Kushtetuese që mundësojnë pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale janë mbështetur nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar.
Ashtu siç pritej, amendamentet ku do të ndryshohet ligji themeltar i shtetit kanë kaluar me konsensus të plotë mes palëve.
Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë miratimit të projektligjit për dekrimalizimin dhe pas hyrjes në fuqi, kujtdo që ka probleme me ligjin, të verifikuara nga struktura e posaçme, do t’i ndërpritet mandati apo detyra.
Ndryshimet e bëra nga komisisioni nuk do të kalojnë në komisionin e ligjeve apo Këshillin e Mandateve, por do të shkojnë për miratim në seancën e së enjtes.