Ekspertët nuk përjashtojnë konfliktin NATO-Rusi

Ekspertët nuk përjashtojnë konfliktin NATO-Rusi 

Aleati perëndimor i Turqisë, NATO, duket se ka ndërmend t’i vijë në ndihmë Turqisë në konfliktin me Rusinë. Pas tensionimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë për rrëzimin e avionit rus, Turqia iu drejtua NATO-s.

Dhe duket se aleanca nuk ka ndërmend ta tradhtojë Turqinë. Mësohet se NATO ka dërguar ditët e fundit në një bazë të saj në Turqi dhjetra mjete.

Avionë spiunë, bombardues dhe disa luftanije. A po përgatitet NATO për një luftë me Rusinë? Kjo është pyetja që shumë ekspertë bëjnë.
Dërgimi i kaq shumë mjeteve luftarake bën të mendosh se NATO është gati të përballet me Rusinë nëse situata do të precipitojë./Opinion/