Gazetari turpi që merren me thesin dhe jo me fenomenin

Alban DaciSot deputeti Eduart Ndocaj bëri një gjest madhor, i veshur si babagjysh vizitoi Kampin e Torovicës dhe dhuroi lodra femijëve që jetojnë në mjerim, të fshehur nga realiteti, politika e nga gazetaria jonë “profesioniste”.
Asnjë media nuk merret me fenomenin se si deputeti beri nje gjest human, denoncoi një realitet dhe per here te pare ne 25 vjet që viziton atë kamp famëkeq, por mediat shkruajne për stilin a thesin e Ndocajt, duke e cilesuar si thes mbeturinash.
Së pari, thesi ishte pjesa më e parendesishme, krahasuar me gjestin e Ndocajt.
Së dyti, nuk është thes mbeturinash.
Së treti, kemi kerkuar ne gjithe Lezhën per te gjetur një thes ngjyre të kuqe si të Babagjyshit, por ishte e pamundur per ta gjetur…
Turp për gazetarinë tone se është katandis si me keq dhe kerkojne te bejne lajme skandaloze per te perfituar klikime.
Mediat kane korrespondent ne Lezhe e une jam i gatshem te bej nje bast me ta: Nese korrespondentët do të gjejnë një thes të Babagjyshit, në dyqanet e Lezhës do te dal e do te kerkoj falje publike. Në rast të kundërt, duhet mediat të kërkojnë falje që perziejme humanizmim me thashethemet…

Alban Daci