ISIS me strategji të reja, propagandë përmes celularëve “smartphone”, SHBA lëvizje për t’i ndaluar

     ISIS me strategji të reja, propagandë përmes celularëve "smartphone", SHBA lëvizje për t'i bllokuar

ISIS ka një aplikacion të tijin që mund të shkarkohet në të gjithë telefonat Android. Sipas grupit të hakerave “Ghost Security”, ISIS ka nisur përhapjen e një aplikacioni, ku gjenden të gjitha lajmet dhe videot propagandistike të grupit terrorist.
Aplikacioni funksionon si një portal informativ dhe drejtohet nga Agjencia e Lajmve Amaq, një grup që besohet se është i lidhur me ISIS. Sipas Michael S. Smith, aplikacioni përfshin lajme dhe video të ekzekutimeve të ndryshme dhe fitoret në fushë-beteja.
Aplikacioni quhet “Amaq Agency” dhe është i pajisur me opsionet më të fundit, që të gjithë të mund të informohen automatikisht, në kohë reale me të rejat më të fundit.
“Teknologjia është quajtur shpesh si ‘çorientuesi i madh’, si në punë, komunikim ashtu edhe në fusha të tjera. Por duhet që këtë ‘çorientimin e madh’ ta përdorim për të shpërqendruar ISIS dhe të ndalojmë komunikimin e tyre me militantët e tjerë të devotshëm nëpër botë, si njerëzit në San Berndardino”, u shpreh Hillary Clinton, në një fjalim zhvilluar ditën e shtunë.
Edhe Presidenti Barack Obama i qëndronte të njëjtit mendim, ndërsa tha se ndërkohë që Interneti bashkon vendet, ashtu krijon dhe një platformë ku terroristët helmojnë mendjet e njerëzve. Ai kërkoi ndihmën e kompanive telefonike për të parandaluar veprimtarinë e terroristëve.