Kosova teston linjën e

 

Pala kosovare duket se ka avancuar shpejt në drejtim të linjës së shumëpritur të interkonieksionit të energjisë elektrike drejt Shqiprisë. KOSTT (operatori kosovar i transmetimit) ka njoftuar se ditën e hënë do të bëhet lëshimi i parë testues i rrymës në linjën e re interkoniektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidh nënstacionet nënstacionin 400/220 kV Kosova B me nënstacionin Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë.

Linja në fjalë shtrihet nga NS 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale: Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan dhe Junik deri në kufi me Shqipërinë.

KOSTT ka njoftuar qytetarët në këto vendbanime të kenë kujdes gjatë lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, pasi në momentin e lëshimit të rrymës mund të paraqiten fenomene me rrezik nga tensioni i lartë.

Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy lote. Loti i parë përfshin ndërtimin e linjës interkonektive, e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) më një gjatësi totale prej 241.5km. Ndërsa loti i dytë përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë –fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë (OST).

Financimi i projektit për pjesën e Kosovës do të bëhet nga Qeveria Gjermane bazuar në Marrëveshjen e Financimit që ështënënshkruar në mes të KfW, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (Qeveria e Kosovës) dhe KOSTT, për hua dhe kontribut financiar në vlerën e përgjithshme prej 33.5 milion Euro, nga e cila €16.5 milion grant + €17 milion kredi. Po kështu, Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW gjithashtu financon pjesën e linjës në anën e Republikës së Shqipërisë.

Ndërtimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen ekapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike.

Në ndërtimin e saj pati një vonesë nga qeveria Berisha, e cila bllokoi tenderin, duke shkaktuar edhe reagime negative nga shteti gjerman, si dhe kritika nga opozita e atëhershme, që e akuzoi për afera korruptive.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
– See more at: http://shqiptarja.com/kosova/2727/kosova-teston-linjen-e-interkonieksionit-me-shqiperine-332038.html#sthash.smzOP4gE.dpuf