Lajm i fundit/ Merret peng një person në qendër të Tiranës (foto)

Home » Aktualitet » Lajm i fundit/ Merret peng një person në qendër të Tiranës (foto)

By edi on December 25, 2015. No Comments

sgegdNjë person dyshohet se është marrë peng forcërisht në pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së premtes rreth orës 21. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Farmacisë 10. Nga burime në vendin e ngjarjes lapsi.al mësoi se fillimisht i riu Klajdi Gjeci ka debatuar me disa persona, por më pas është futur me forcë në një automjet tip BMW X5 me targa AA 777 …. Makina me te cilen udhetonte Gjeci ishte ne pronesi te Dorian Celes. Te dy keta persona jane emra te njohur per policine e Tioran Të njëjtat burime thanë se shkak i konfliktit ka qenë një përplasje e vogël makinash. Gjeci po udhëtonte me një automjet tip Peugot ndërsa pengmarrësit janë parë me një mjet tip BMW. Pas një debati verbal, mes tyre ka pasur edhe konflikt fizik. Në largim e sipër personat e kanë marrë të riun me vete. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes siç duket edhe nga fotot e siguruara nga lapsi.al.

Informacioni paraprak i policisë

Më datë 25.12.2015, në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona, ndërsa në automjetin tjetër ka qenë vetëm një shtetas.

Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar.

Policia po punon për kapjen e personave, duke ngritur postblloqe në kryqezime.

Leave a Reply