LAJMI FUNDIT/ Përplasje me armë në Kamëz, dy të plagosur në gjendje të rëndë

SkenNjë përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Kamzës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur rënë dy persona.

Nga të dhënat e para që Lapsi.al siguron nga vendi i ngjarjes, mësohet se të plagosurit janë Klevis Halili dhe Orges Mullai.

Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autorët janë identifikuar si Amarildo Dushku dhe Alfred Ruci.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet e rastit dhe është vënë në kërkim të autorëve. Pak pas ngjarjes policia ka dërguar këtë informacion paraprak.

Më datë 28.12.2015, në qendër të Kamëz, dy persona janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë.

Në konflikt e sipër nga ana e shtetasve me iniciale A.R dhe A.D është gjuajtur me armë zjarri kundrejt dy personave të tjerë me iniciale K.H dhr J.M të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ka ber identifikimin e autoreve dhe po punon per kapjen e tyre.